KRYEMINISTRI EDI RAMA MERR PJESË NË TAKIMIN KRYEMINISTRAVE TË VENDEVE TË VISHEGRADIT DHE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Shtator 2019 - Kryeministri, Edi Rama dhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gent Cakaj morën pjesë në Samitin e kryeministrave të Vendeve të Vishegradit (V4) dhe të Ballkanit Perëndimor (BP), organizuar nga Presidenca Çeke e V4.

Në këtë takim kryeministrat Vendeve të V4 përsëriten mbështetjen e fuqishme për përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe premtuan se do të angazhohen dhe do bashkëveprojnë gjatë Takimit të Këshillit Evropian, të tetorit të ardhshëm, për mundësuar hapjen e negociatave të BE-së  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministrat e V4+BP u dakordësuan për një plan veprimi për realizuar një bashkëpunim më efikas në fusha si: infrastruktura, energjetika, mjedisi dhe siguria.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00