DO TË RRITET BASHKËPUNIMI NDËRMJET BASHKIVE TË PRAGËS DHE TIRANËS

Mars 2019 - Ambasadori Kuka zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Pragës, Zdeněk Hřib. Qëllimi i takimit ishte intensifikimi i marrëdhënieve në mes dy kryeqyteteve tona, si dhe diskutimi i projekteve të përbashkëta. Pasi e uroi për zgjedhjen në postin e rëndësishëm të Kryebashkiakut dhe e përgëzoi për frymën inovatore që ka sjellë në Bashki, Ambasadori Kuka foli për vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet në mes dy kryeqendrave, duke vënë në dukje moshën e re dhe vitalitetin që shfaqin të dy drejtuesit e këtyre bashkive. Në këtë kuadër u dorëzua ftesa e Kryebashkiakut Erion Veliaj për homologun e tij, e cila u prit me interes nga Kryebashkiaku Zdeněk Hřib.
Një temë tjetër që u diskutua ishte edhe propozimi i Ambasadorit Kuka për t’i vënë emrin e një figure të njohur kombëtare shqiptare në një nga sheshet e Pragës. Kryebashkiaku Hřib u shpreh i hapur ndaj idesë dhe premtoi që do të fillojnë procedurat për zbatimin e kërkesës.
Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e shkëmbimit të eksperiencave në fusha të ndryshme si #OpenCity, #SmartCity, Inkubatorë Biznesi, etj, iniciativa të cilat mbështeten nga të dy Kryetarët e Bashkive dhe ndihmojnë në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e jetës së banorëve. Ambasadori Kuka e njohu zotin Hrib me disa produkte cilësorë shqiptare, si vera nga kantina Uka, etj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00