Articles

AMBASADORI ILIRIAN KUKA ZHVILLOI NJË TAKIM ME DEPUTETIN ROBERT KRALICEK

Albanian

Mars 2020-Ambasadori Ilirian Kuka priti në një takim Deputetin Robert Kralicek, i cili bën pjesë edhe në grupin e miqësisë Shqipëri- Çeki, në përbërje të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek. Në marrëdhënie të ngushtë me Ambasadën Pragë, grupi i miqësisë së deputeteve, është bërë promotor i disa aktiviteteve të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë dhe marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe.

ZËVËNDËS MINISTRI I BRENDSHËM, JAKUB KULHÁNEK MORI PJESË NË KONFERENCËN E NIVELIT TË LARTË PËR SIGURINË RRUGORE

Albanian

Shkurt 2020- Në Tiranë u zhvillua Konferenca e Nivelit të Lartë për Sigurinë Rrugore, nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë. Ambasada Shqiptare Pragë u kujdes që pala çeke të përfaqësohej me Zv. Ministrin e Brendshëm, Jakub Kulhánek, i cili mbajti një fjalë, ku ndau eksperiencën çeke në këtë fushë dhe mbështeti përpjekjet që po bëhen nga pala shqiptare për të rritur sigurinë rrugore.

MINISTRI NË DETYRË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME, GENT CAKAJ MORI PJESË NË MINISTERIALIN E FORMATIT V4+BP

Albanian

Shkurt 2020- Ministri në Detyrë për Evropën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ishte pjesëmarrës në takimin vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Grupit të Vishegradit (V4 - Çeki, Poloni, Sllovaki, Hungari) dhe Ballkanit Perëndimor (BP6 - Shqipëri, Maqedonia Veriut, Mali Zi, Serbi, Kosove, Bosnja Hercegovina), organizuar nga Ministri i Jashtëm Tomáš Petříček - Presidenca çeke e V4, që u mbajt në Pragë. Në Samit merrnin pjesë gjithashtu: Z.Olivér Várhelyi - Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, z.

AMBASADORI ILIRIAN KUKA MORI PJESË NË DREKËN E PUNËS NË MES GRUPIT TË OKI - PRAGË ME KARDINALIN DOMENIK DUKA

Albanian

Shkurt 2020- Ambasadori Ilirian Kuka mori pjesë në drekën e punës ndërmjet Grupit të Vendeve Anëtarëve të Konferencës Islamike në Pragë dhe Peshkopit të Çekisë, Kardinalit Domenik Duka.

Temat kryesore që u diskutuan në këtë tryezë ishin: toleranca fetare, lufta kundër terrorizmit të çfarëdo lloj ngjyre, rritja e përpjekjeve për të edukuar publikun me tolerancën fetare.

Takimi i juristëve në diasporë

Albanian

Shkurt 2020- Në vijim të traditës së suksesshme të Agjencisë Kombëtare të Diasporës për të bërë bashkë akademikët, profesionistët dhe ekspertët më të mirë shqiptarë, njoftojmë se Agjencia, nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, organizon:

Takimi i Juristëve në Diasporë
Datë: 04.04.2020
Tiranë

Synimi i këtij takimi është forcimi i lidhjeve me Diasporën tonë dhe zgjerimin e rrjetit të profesionistëve ligjorë, si dhe kontributi që mund të jepet për çështjet të vetë Diasporës.

AMBASADORI ILIRIAN KUKA PRITI NË TAKIM DEPUTETIN JAN ŘEHOUNEK

Albanian

Shkurt 2020-Në mjediset e selisë diplomatike shqiptare në Pragë, Ambasadori Ilirian Kuka zhvilloi një takim me Deputetin Jan Řehounek, i cili bën pjesë edhe në grupin parlamentar të miqësisë Shqipëri- Çeki në Parlamentin çek.

AMBASADORI ILIRIAN KUKA PËRSHËNDETI MBAJTJEN E SESIONIN TË 6-TË NDËR-QEVERITAR TË GRUPEVE TË PËRBASHKËTA TË PUNËS NË MES SHQIPËRISË DHE ÇEKISË.

Albanian

Shkurt 2020- Në Pragë, u zhvillua sesioni i 6-të i grupeve të përbashkëta të punës në mes Shqipërisë dhe Çekisë. Delegacioni shqiptar, që kishte përfaqësues nga disa ministri, kryesohej nga Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Belinda Ikonomi, ndërsa delegacioni çek kryesohej nga nga Zv. Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, znj. Martina Tauberová.

AMBASADORI ILIRIAN KUKA PRITI AMBASADORIN E TURQISË EGEMEN BAĞIŞ

Albanian

Shkurt 2020- Ambasadori Ilirian Kuka priti në një takim në ambientet e Ambasadës Shqiptare Prage, Ambasadorin e Turqisë në Prage z. Egemen Bağiş.

AMBASADORI ILIRIAN KUKA PËRSHËNDET INICIATIVËN E KISHËS SE SHËN GOTHARD-it QE E KA SHPALLUR MUAJIN SHKURT, SI MUAJ TË LUTJES PËR SHQIPËRINË

Albanian

Shkurt 2020- Me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare Prage dhe iniciativën e At Miloš Szabo, famullitar i Kishës së Shën Gothardit në Bubenec - Pragë, muaji shkurt është shpallur “Muaji i Lutjes për Shqipërinë”. Me ketë rast u mbajt Mesha me lutje për Shqipërinë dhe më pas u organizua një program informues, që kishte si qëllim të shpaloste vlerat kulturore, njerëzore, turistike etj. të vendit tonë. Gjatë evenimentit u luajt Himni Kombëtar, u shfaqen video të Shqipërisë turistike, u lexuan letra përshëndetëse nga autoritete të komunitetit katolik shqiptar.

Ambasada Shqiptare Pragë NJOFTON:

Albanian

Shkurt 2020- Të nderuar bashkatdhetarë,
Agjencia Kombëtare e Diasporës, në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të organizojë:

- në Tiranë
- më datë 20.02.2020
- aktivitetin “Takimi i Mjekësisë në Diasporë”

Ky aktivitet ka si synim forcimin e bashkëpunimit të profesionistëve në diasporë dhe në #Shqipëri dhe promovimin e vlerave në fushën e #shëndetësisë.
Lutemi, bashkatdhetarët e interesuar për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, të dërgojnë e-mail tek adresa e Ambasadës:

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00