
Maj 2022- Ambasadori Kuka mori pjesë në drekën e punës të organizuar nga Ambasadorja e Sllovenisë në Pragë Tanja Strniša me ambasadorët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim morën pjesë edhe ambasadorët e Suedisë, Austrisë, Kroacisë dhe Holandës, ndërsa i ftuar nderi ishte Zv. Ministri i Jashtëm i Çekisë z. Aleš Chmelar.
Gjatë drekës të pranishmit diskutuan për situatën aktuale gjeopolitike dhe prioritetet e Çekisë gjatë Presidencës së radhës së BE-së. Zv. Ministri Chmelar ripërsëriti që integrimi në BE i Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet kryesor për Çekinë.