AMBASADORI ILIRIAN KUKA ZHVILLOI NJË TAKIM ME DEPUTETIN ROBERT KRALICEK

Mars 2020-Ambasadori Ilirian Kuka priti në një takim Deputetin Robert Kralicek, i cili bën pjesë edhe në grupin e miqësisë Shqipëri- Çeki, në përbërje të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek. Në marrëdhënie të ngushtë me Ambasadën Pragë, grupi i miqësisë së deputeteve, është bërë promotor i disa aktiviteteve të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë dhe marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe.

Bashkëbiseduesit vlerësuan shkëmbimet, si në nivel parlamentar ashtu dhe qeveritar, në mes dy vendeve, si dhe diskutuan mbi hapësirat e reja të bashkëpunimit në fushat e sigurisë kibernetike, dixhitalizimit dhe inovacionit, etj. Palët u dakordësuan për shtimin e kontakteve në mënyrë që të arrihet në projekte konkrete me interes reciprok.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00