AMBASADORI ILIRIAN KUKA PRITI AMBASADORIN E TURQISË EGEMEN BAĞIŞ

Shkurt 2020- Ambasadori Ilirian Kuka priti në një takim në ambientet e Ambasadës Shqiptare Prage, Ambasadorin e Turqisë në Prage z. Egemen Bağiş.

Bashkëbiseduesit biseduan për zhvillimet e ndryshme politike në Republiken Çeke dhe u përqendruan tek suksesi i jashtëzakonshëm që arriti Konferenca e Donatorëve dhe kontributi prej rreth 1.15 miliard euro, që u mblodh dje në Bruksel, në ndihmë të Shqipërisë për të përballuar dëmet e tërmetit.
Ambasadori Kuka falënderoi përzemërsisht homologun e tij Bağiş për dhurimin e shumës mjaft të rëndësishëm nga ana e Turqisë dhe shprehu vlerësimin më të lartë për Turqinë dhe Presidentin Recep Tayyip Erdoğan, që iu gjend afër popullit shqiptar në këto ditë të vështira.

Palët vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ekziston ndermjet dy vendeve tona dhe diskutuan mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes dy misioneve diplomatike për çështje me interes të përbashkët.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00