AMBASADORI ILIRIAN KUKA PËRSHËNDETI MBAJTJEN E SESIONIN TË 6-TË NDËR-QEVERITAR TË GRUPEVE TË PËRBASHKËTA TË PUNËS NË MES SHQIPËRISË DHE ÇEKISË.

Shkurt 2020- Në Pragë, u zhvillua sesioni i 6-të i grupeve të përbashkëta të punës në mes Shqipërisë dhe Çekisë. Delegacioni shqiptar, që kishte përfaqësues nga disa ministri, kryesohej nga Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Belinda Ikonomi, ndërsa delegacioni çek kryesohej nga nga Zv. Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, znj. Martina Tauberová.
Gjate këtyre takimeve intensive, ekspertët teknikë diskutuan në detaje mbi përgatitjen e Protokollit të Bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe investimeve, si dhe në sektorë të ndryshëm si: infrastruktura, industria, energjia, mjedisi, bujqësia, turizmi, standardizimi, metrologjia, etj.
Delegacionet e kryesuara nga dy zëvendësministret evidentuan interes real për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat, si dhe treguan vullnet që të angazhohen për të realizuar në praktikë detyrimet, që u ndërmorën me nënshkrimin e Protokolli të Sesionit të 6-të të punës për bashkëpunimin ekonomik, në mes dy vendeve. Homologet vlerësuan rritjen e volumit të shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve tona në vitin e fundit, por u shprehën se mundësitë e bashkëpunimit janë shumë më të mëdha.
Ambasadori Ilirian Kuka deklaroi se po punohet intensivisht për rritje të marrëdhënieve në sektorin ekonomik dhe nënshkrimi i Protokollit nga dy zëvendësministret do të jetë një bazë e mirë për të krijuar mundësi të reja për bashkëpunimin dypalësh ekonomik, të cilat duhet të ndjekin nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00