AMBASADORI ILIRIAN KUKA PËRSHËNDET INICIATIVËN E KISHËS SE SHËN GOTHARD-it QE E KA SHPALLUR MUAJIN SHKURT, SI MUAJ TË LUTJES PËR SHQIPËRINË

Shkurt 2020- Me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare Prage dhe iniciativën e At Miloš Szabo, famullitar i Kishës së Shën Gothardit në Bubenec - Pragë, muaji shkurt është shpallur “Muaji i Lutjes për Shqipërinë”. Me ketë rast u mbajt Mesha me lutje për Shqipërinë dhe më pas u organizua një program informues, që kishte si qëllim të shpaloste vlerat kulturore, njerëzore, turistike etj. të vendit tonë. Gjatë evenimentit u luajt Himni Kombëtar, u shfaqen video të Shqipërisë turistike, u lexuan letra përshëndetëse nga autoritete të komunitetit katolik shqiptar. Pjesëmarrësit dhe organizatorët i përshëndeti me një fjalë Ambasadori Ilirian Kuka, që u ndal në mënyrë të veçantë te modeli i bashkekzistencës dhe tolerancës fetare që sundon në vendin tonë, si dhe të historia e lavdishme e kombit tonë dhe të figurat e spikatura që i ka dhuruar botës si: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Nënë Tereza. Ai gjithashtu falenderoi Çekinë për ndihmën që ofruan në përgjigje të tërmetit të 26 Nëntorit i cili shkaktoi 51 viktima, 950 të lënduar dhe mbi 1 miliard euro dëme materiale. Në mesazhin e tij, Ambasadori Kuka ftoi pjesëmarrësit të vizitojnë vendin tonë për të shijuar nga afër mikpritjen shqiptare, pasurinë monumentale dhe ushqimet tradicionale, meqenëse Shqipëria konsiderohet si “Perla e fundit e pazbuluar e Evropës”.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00