AMBASADORI ILIRIAN KUKA MORI PJESË NË DREKËN E PUNËS NË MES GRUPIT TË OKI - PRAGË ME KARDINALIN DOMENIK DUKA

Shkurt 2020- Ambasadori Ilirian Kuka mori pjesë në drekën e punës ndërmjet Grupit të Vendeve Anëtarëve të Konferencës Islamike në Pragë dhe Peshkopit të Çekisë, Kardinalit Domenik Duka.

Temat kryesore që u diskutuan në këtë tryezë ishin: toleranca fetare, lufta kundër terrorizmit të çfarëdo lloj ngjyre, rritja e përpjekjeve për të edukuar publikun me tolerancën fetare.

Në fjalën e tij, Ambasadori Kuka theksoi eksperiencën pozitive të harmonisë dhe bashkekzistencës fetare që ka ekzistuar gjithmone në Shqiperi, si dhe permendi shembullin e sakrificave dhe vetmohimit te populli shqiptar edhe gjate Luftës së Dytë Botërore kur familjet myslimane shqiptare shpëtuan familjet hebreje nga persekutimi nazist.

Image may contain: 15 people, indoor

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00