AMBASADORI ILIRIAN KUKA MBAJTI NJË FJALË NË SEMINARIN MBI ZGJERIMIN E BE-së

Maj 2022- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Çeke organizoi seminarin me titull “Zgjerimi i BE-së – ia vlen përpjekja”, me rastin e 18-vjetorit të anëtarësimit të Republikës Çeke në Bashkimin Evropian. Fjalën e hapjes e mbajti Ministri i Jashtëm i Çekisë Jan Lipavsky.

Shqipëria u përfaqësua në këtë seminar nga Ambasadori Ilirian Kuka, i cili mbajti një fjalë mbi procesin aktual të zgjerimit të BE-së, si dhe qëndrimet e vendit tonë mbi ecurinë e procesit.

Pasi falënderoi palën çeke për mbështetjen për integrimin në BE të vendit tonë ai u ndal te rreziqet që janë krijuar nga lufta në Ukrainë për sigurinë rajonale në Ballkanin Perëndimore dhe në gjithë Evropën. Ai argumentoi se politika e zgjerimit është politikë e sigurisë për vetë BE-në, si dhe për rajonin.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00