AMBASADORI I RI I SHQIPËRISË NË REPUBLIKËN ÇEKE, Sh. T., ZOTI ILIRIAN KUKA, I PARAQITI LETRAT KREDENCIALE PRESIDENTIT TË ÇEKISË, Sh. T., MILOŠ ZEMAN

Dhjetor 2019- Në mjediset zyrës së Presidencës të Çekisë, në Kështjellën e Pragës, u organizua ceremonia protokollare, në të cilën Ambasadori i ri i Shqipërisë i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës Çeke, Shkëlqesisë së Tij, Z. Miloš Zeman.

Mbas paraqitjes së Kredencialeve, Presidenti Zeman e ftoi Ambasadorin Kuka dhe Zonjën e tij, në një takim kortezie, ku ndër të tjera u diskutua për marrëdhëniet e ngrohta dhe miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona.

Në oborrin e Kështjellës u bënë nderimet ushtarake dhe u luajt himni kombëtar i Republikës së Shqipërisë dhe flamuri shqiptar u valëvit ne Kështjellën e Pragës për të nderuar ketë eveniment.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00