Shërbime të Ambasadës

Shërbime Konsullore

 

A. Mbrojtja dhe asistenca konsullore ndaj shtetasve shqiptarë

Zyra Konsullore mbron dhe ndërhyn aktivisht, si pranë autoriteteve të shtetit të Kroacisë, ashtu edhe pranë personave të tretë në lidhje me të drejtat dhe interesat e çdo shtetasi shqiptar.

 Asiston për të ndihmuar çdo shtetas shqiptar në gjendje të vështirë, ose raste fatkeqësish edhe kur kjo nuk është e shkaktuar nga të tretët.

B. Pajisja e shtetasve shqiptarë me dokumente të përkohshme udhëtimi

Lejet e kalimit lëshohen vetëm kur personi paraqitet personalisht para konsullit. Përjashtim bëjnë rastet kur kërkesa bëhet nga autoritetet kompetente të vendit pritës ose për arsye të forta shëndetësore.

Dokumentacioni mbështetës mund të jetë: pasaportë e pavlefshme, kartë identiteti origjinale, çertifikatë lindje me fotografi, leje drejtimi automjeti.

Shtetasi duhet të ketë me vete 2 fotografi të përmasave 4x5.

C. Në zyrën konsullore pranohen kërkesa për: fitim, rifitim dhe lënie shtetësie

1. Fitim shtetësie me lindje: Në qoftë se njëri prej prindërve ka shtetësi shqiptare fëmija e fiton shtetësinë vetiu. Prindërit e fëmijës duhet të paraqiten në zyrën konsullore për të deklaruar lindjen e fëmijës, si dhe të deklarojnë pëlqimin e tyre që fëmija të marrë shtetësinë shqiptare. Me vete duhet të kenë aktin e lindjes së fëmijës të vulosur me Vulën Apostile.

2. Fitimi i shtetësisë më natyralizim. Shtetasi i huaj duhet të ketë njohuri të gjuhës shqipe. Dokumentet që duhet të paraqiten: kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë; çertifikatë lindje me Vulën Apostile; fotokopje te noterizuar e lejes së qëndrimit në Shqipëri; fotokopje e noterizuar e aktit të pronësisë së banesës ose kontratës së qerasë së banesës; fotokopje e noterizuar e kontratës së punës ose e vërtetimit të zyrës tatimore se është i vetpunësuar; fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme; dëshmi penaliteti e marrë 6 muajt e fundit dhe e pajisur me Vulën Apostile; fotokopje të noterizuar të dokumentit të të qënurit azilant, nëse është i tillë; mendimin me shkrim të komisariatit të policisë vendore mbi sjelljen e kërkuesit, nëse jeton në Shqipëri; 3 fotografi të përmasave 4x5.

3. Për rifitimin e shtetësisë shqiptare mund të aplikohet në rastet kur personi, që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër, nuk e ka fituar atë.

Dokumentet e nevojshme: kërkesë drejtuar Presidentit të Republikçs së Shqipërisë; çertifikatë lindje dhe familjare; vërtetime nga Komisariati i Policisë vendore dhe Prefektura mbi shtetësinë që kanë ose kanë pasur prindërit e aplikuesit; deklaratë noteriale mbi aplikimin për të fituar shtetësi tjetër; vërtetim i njësisë administrative përkatëse; çertifikatë lindje ose vdekjeje e prindërve të aplikuesit; 3 fotografi të përmasave 4x5.

4. Heqje dorë nga shtetësia

Dokumentacioni i kërkuar: kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë; premtimi për marrjen e shtetësisë ose dokument shtetësie të pajisur me Vulën Apostile; çertifikatë lindje me fotografi; dëshmi penaliteti; vërtetim nga Gjykata e Rrethit; vërtetim nga Prokuroria; vërtetim nga Zyra e Përmbarimit; vërtetim nga njësia administrative; çertifikatë martese, nëse është i martuar; çertifikatë e gjendjes familjare në shtetin ku banon; për të miturit kërkohet deklaratë noteriale e dy prindërve; vërtetim mbi vendbanimin në shtetin premtues; 3 fotografi të përmasave 4x5.

D. Në zyrën Konsullore mund të bëhen veprime të gjendjes civile:

1. Martesa

Punonjësi konsullor lidh martesa, kur të paktën njëri nga bashkëshortët është shtetas shqiptar. Dokumentacioni i kërkuar: çertifikatë lindje e 3 muajve të fundit me fotografi e legalizuar nga prefektura për secilin nga bashkëshortët; çertifikatë për lidhje martese e 3 muajve të fundit e legalizuar nga prefektura për secilin nga bashkëshortët.

Kur njëri nga bashkëshortët është i huaj, dokumentacioni i kërkuar: leje martesë me Vulën Apostile; vërtetim nga Ambasada e vendit të origjinës; çertifikatë lindjeje me Vulën Apostile dhe e përkthyer në gjuhën shqipe; fotokopje e pasaportës.

2. Regjistrim i lindjeve dhe vdekjeve në bazë të çertifikatave të pajisura me Vulën Apostile dhe të përkthyera në gjuhën shqipe.

E. Funksione noteriale:

1. Përpilim deklaratash, autorizimesh dhe prokura të thjeshta;

2. Njehsim me origjinalin e kopjeve të dokumenteve.

F. Funksione të karakterit administrativ:

1. Lëshim vërtetimesh;

2. Përkthime;

3. Leje për transport të kufomës nëpërmjet territorit të Shqipërisë ose për varrim në Shqipëri.

G. Funksione juridike

1. Zyra konsullore interesohet pranë autoriteteve kompetente në rastet kur ndalohet, arrestohet apo burgoset një shtetas shqiptar;

2. Zyra Konsullore jep asistencë për çështje të karakterit juridik në rastet kur kjo kërkohet.

Tarifat e Shërbimeve Konsullore:

Lëshim Leje Kalimi 30 euro

Lëshim çertifikate 30 euro

Lëshim vërtetimi 20 euro

Përpilim deklaratash, autorizimesh dhe prokura të thjeshta 20 euro

Njehsim me origjinalin 20 euro/faqe

Përkthim dokumentesh 10 euro/faqe

Pagesat për shërbimet konsullore bëhen pranë të gjitha degëve të Zagrebačka Banka, në numrin e llogarisë së Ambasadës Shqiptare 2360000-1102227522. Dokumentet e leshura nga Ambasada duhet të jenë të pajisura me pullën konsullore.

 

4. Adresa e Ambasadës

Embassy of the Republic of Albania

Strojarska Cesta 20, VMD Toranj 10 kat.

10000 Zagreb

 

5. Kontakte

Tel:  +385 1 4810 679

Fax: +385 1 4810 682

E-mail: embassy.zagreb@mfa.gov.al  

 

6. Për më tepër informacion, lutemi konsultoni linkun e mëposhtëm:

www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbime-konsullore

Pertej Ambasades: 

Jo

Adresa

Ambasada Shqiptare
Strojarska cesta 20, VMD Toranj, Kat 10,
10000 Zagreb

Tel / Fax

Tel: 00385 1 4810679
TEL: 00385 91 53 07 477
Fax: 00385 1 4810682
Nr. i emergjences: 00385 91 53 07 477

E-MAIL

embassy.zagreb@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Orari i Ambasades: E hënë - e premte 09:00-17:00
Orari i shërbimeve konsullore: E hënë - e premte 09:30-12:30