Shqipëria anëtarësohet në “Konventën për Përpunimin e Farmakopesë Evropiane”

Në datën 8 nëntor 2019 Ambasadorja e RSH pranë Këshillit të Evropës, znj. Albana Dautllari i dorëzoi Sekretares së Përgjithshme të KiE, Znj. Marija Pejčinović Burić, instrumentin e anëtarësimit në “Konventën për Përpunimin e Farmakopesë Evropiane”, e cila hyn në fuqi për vendin tonë në datën 9 shkurt 2020.

Konventa e Farmakopesë Evropiane është adoptuar nga Komiteti i Ministrave të KiE në mars të 1964. Që prej këtij viti, numri i vendeve që kanë nënshkruar dhe ratifikuar Konventën është 38 vende, përfshirë Bashkimin Evropian. Vendi ynë do të jetë anëtari i 39-të i Konventës.

Objektivi kryesor i kësaj Konvente është të sigurojë një mbrojtje të unifikuar të shëndetit publik në vendet anëtare si edhe standardizimin e normave për prodhimin e ilaçeve.

Mbas ceremonisë se depozitimit të instrumentit të anëtarësimit Ambasadorja Dautllari zhvilloi dhe një takim me Sekretaren e Përgjithshme të KiE Znj. Marija Pejčinović Burić. Gjatë takimit SP e KiE vlerësoi angazhimin e vendit tonë për tu bërë pjesë e kësaj konvente, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm, që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së ilaçeve dhe sigurinë e shëndetit publik për vendin tonë, sipas standardeve evropiane.

Adresa

Misioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës
2 rue Waldteufel,
67000 Strasbourg

Tel / Fax

Tel. +33 388 36 02 06
Fax. +33 967 15 02 06
Nr. i emergjences: +33 3 88 36 02 06

E-MAIL

mission.coe@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00