Momente kyçe të marrëdhënieve të Shqipërisë me KiE deri në antarësimin e saj të plotë 13 korrik 1995

I krijuar në 5 maj 1949, Këshilli i Evropës është organizata më e vjeter politike në Evropë, me fokus forcimin e identitetit kulturor evropian, demokracive pluraliste dhe drejtave të njeriut, ngjalli shumë interes për vendet e Evropes Lindore që po dilnin nga orbita sovjetike dhe po rrëzonin rregjimet komuniste në fund të viteve ’80-të.

Edhe Shqipërisë i ishin bërë ftesa zyrtare të herë pas hershme për të marrë pjesë në aktivitetet e Këshillit të Evropës, por që ishin refuzuar nga qeveria shqiptare për shkaqe politike e ideologjike të kohes. Rasti i fundit i refuzimit para se qeveria shqiptare të fillonte interesimin konkret për të vendosur marrëdhënie me Këshillin e Evropës ndodhi në mars 1990. Kryetari i Asamblesë Parlamentare të KiE Andres Bjorck i dërgon një letër Presidentit të vendit ku e vë në dijeni se Komisioni i Kulturës dhe Arsimit të kësaj Asambleje organizonte në 9 prill 1990 në Pallatin e Evropes në Strsburg Tryezen e dyte të rrumbullakët mbi kontributin e të rinjve në bashkëpunimin Lindje-Perendim. Pjesëmarrësit do të ishin parlamentarë e përfaqësues të rinisë. Ata shpresonin që të gjitha vendet do të përfaqësoheshin nga një delegacion i cili do të reflektonte tendencat politike të secilit vend. Ishte një rast i mirë për të rinjtë shqiptarë për të kontribuar për një Shqipëri Evropiane. Kjo nuk ndodhi pasi Shqipëria sipas argumentit te përdorur “..nuk kishte lidhje me Këshilin e Evropës” dhe se “..Shqipëria nuk i përkiste as Lindjes e as Perendimit”. Shqiperia nuk u përfaqësua në këtë Tryeze.

Pas vizites së Sekretarit të Përgjithshem të OKB De Kuelar në Shqiperi maj 1990, ngjarjeve të korrikut 1990, dhe përpjekieve të Shqipërisë per tu antarësuar në KSBE, në shtator 1990, dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë morën pjese në debatin mbi bashkëpunimin dhe sigurimin në Evrope, organizuar nga Asambleja e Këshillit të Evropes. Në kuadër të këtij interesimi të ri të Shqipërisë për aktivitetet e bashkëpunimit parlamentar gjithëevropian, në shkurt 1991 Bjorck i dërgon nje letër Kryetarit të Kuvendit të Shqipërise ku e njofton që për të vazhduar këtë bashkëpunim Asambleja Parlamentare e KiE duhej të ndiqte zgjedhjet legjislative në shtetet joanëtare të KiE, praktikë e ndjekur edhe me vendet e tjera të Lindjes. Kjo i sugjerohej edhe Shqiperise për zghedhjet e 31 marsit. Ky sugjerim u pranua nga qeveria shqiptare dhe këto zgjedhje u ndoqën nga një delegacion vezhguesish nga Asambleja Parlamentare e KiE dhe në prill 1991 Komiteti i Ministrave të KiE diskutoi çështjen e marrëdhënieve me Shqipërine mbi bazën e konkluzioneve të delegacionit dhe kërkoi avancimin e reformave në Shqiperi për demokratizimin e plotë të Shqipërise dhe respektimin e plote të drejtave të njeriut.

Në maj 1991 viziton Shqipërine Catherine Lalumiere, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit te Evropës. Këto zhvillime ishin pozitive për vendimmarrjen mbi antarësimin e Shqipërise në KSBE.

Në shtator 1991 Shqipërisë iu dha statusi i “anetarit shok” pranë Komisionit të Këshillit te Evropës “Demokracia nëpërmjet ligjit”. Në gusht 1991 Ministri i Puneve te Jashtme i Shqipërise kërkon zyrtarisht asistencën e Këshillit të Evropës për hartimin e draftit të Kushtetutës së re të Shqipërise nëpërmjet eksperteve të tij dhe trajnimeve për ekspertët shqiptarë të fushës.

Në nëntor 1991 KiE ftoi Shqipërinë për të aderuar në Konventen Kulturore Evropiane si hap i parë drejt përfshirjes së plotë të Shqipërisë në këtë organizem dhe për këtë ofronte trajnime të ekspertëve që do merreshin me kete process. Procesi filloi dhe Shqiperia aderoi në këtë Konvente në qershor 1992.

Pas vizitës në Strasburg të Presdentit të Republikes së Shqiperise në maj 1992, Shqipërinë e viziton një delegacion i Funksionarëve të Larte te KiE me 30 nëntor deri me 3 dhjetor 1992 për një përkrahje evropiane ndaj reformave kushtetuese dhe legjislative te të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Një vit më pas, me 6 dhjetor 1993 qeveria shqiptare miraton hapjen e Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës.

Me 29 qershor 1995, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërise firmosi Konventen Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombetare dhe me 13 korrik 1995 Shqipëria u antarësua në Këshillin e Evropës si anëtare me të drejta të plota.

Momente kyçe të marrëdhënieve të Shqipërisë me KiE deri në antarësimin e saj të plotë 13 korrik 1995.

Adresa

Misioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës
2 rue Waldteufel,
67000 Strasbourg

Tel / Fax

Tel. +33 388 36 02 06
Fax. +33 967 15 02 06
Nr. i emergjences: +33 3 88 36 02 06

E-MAIL

mission.coe@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00