Marrëdheniet dypalëshe

Bashkëpunimi politik 

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës u vendosën 67 vjet më parë, më 23 nëntor 1949. Dy vendet gëzojnë marrëdhënie miqësore dhe tradicionale midis tyre. Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme dhe respekton integritetin territorial të saj. Miqësia midis Kinës dhe Shqipërisë ka në themele jo vetëm marrëdhëniet diplomatike, apo marrëdhëniet ekonomike e politike, por, edhe vlerat dhe shkëmbimet në fushën e programeve kulturore.

Në vitin 1963, Shqipëria, si vend anëtar i OKB-së, propozoi dhe mbështeti në rrugë diplomatike për ripranimin e Kinës në këtë organizatë. Më 25 tetor 1971, në sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme, Republika Popullore e Kinës u pranua me të drejta të plota në OKB.

Miqësia midis dy vendeve tona e pati zanafillën gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Ishte një miqësi e kushtëzuar, e cila fillimisht u bazua në interesa që lidheshin ngushtë me specifikën dhe mentalitetin e asaj kohe.

Pavarësisht oshilacioneve, apo miqësisë me pezullim të përkohshëm, dy vendet tona kanë rigjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar më ngushtë dhe në mënyrë më të strukturuar.

Aktualisht ekziston një klimë shumë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave në nivele të lartë. Vizitat e niveleve të larta mes Kinës dhe Shqipërisë janë shoqëruan edhe me aktivitete të rëndësishme ekonomike e kulturore, si forume ekonomike, ekspozita etj. Niveli aktual i marrëdhënieve ka krijuar të gjitha premisat për intesifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve reciproke në të gjitha fushat. 

Të dy vdendet synojnë forcimin e dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet: në atë qeveritar, parlamentar, partiak, jo-qeveritar, akademik, kulturor, si dhe në të gjitha fushat me interes reciprok.  

Shqipëria ka përshëndetur zhvillimin ekonomik të RP të Kinës gjatë dekadave të fundit dhe e vlerëson Kinën si një lidere të fuqishme në ekonominë botërore. Gjithashtu, duke pasur parasysh që RP e Kinës është anëtare e Përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, politika e jashtme e Kinës është vlerësuar si një faktor i rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin botëror. 

Bashkëpunimi ekonomik 

Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur, sidomos vitet e fundit, megjithatë krahasuar me potencialin që ekziston nuk është ende në nivel të kënaqshëm. Aktualisht, Kina është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë pas BE-së, me 8% të totalit të vëllimit tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës vazhdojnë të rriten ndjeshëm. 

Ndërmjet të dy vendeve janë lidhur 38 marrëveshje ekonomike dhe Kina është një ndër partnerët kryesorë tregtarë për Shqipërinë. Eksportet shqiptare me Kinën janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që peshën kryesore e zë minerali i kromit dhe bakrit. Qeveria kineze përkrah dhe inkurajon kompanitë kineze për të investuar në Shqipëri në fushat e energjisë, infrastrukturës, shfrytëzimit të pasurive natyrore, etj. Aktualisht janë mbi 30 kompani kineze që kanë aktivitetet e tyre ekonomike-tregtare në vendin tonë. Kompanitë shtetërore si Huawei dhe ZTE operojnë në fushën e telekomunikacionit. Në kuadër të bashkëpunimit teknik ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Ministrisë së Tregtisë së RP të Kinës, në nëntor 2009, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik. Në këtë drejtim, asistenca teknike nga pala kineze ka ardhur duke u rritur. 

Qeveria shqiptare ka shprehur vullnetin për të bashkëpunuar me palën kineze, në drejtim të inkurajimit të investitorëve kinezë për të investuar në zhvillimin e Zonave të Lira. Parqeve apo Zonave Industriale, mbi bazën e partneritetit të sektorit publik me atë privat. Marrëveshja SWAP e nënshkruar në shtator 2013, midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës popullore të Kinës do të nxisë rritjen e shkëmbimeve ekonomike-tregtare. 

Nisma e bashkëpunimit Kinë - Evropë Qendrore dhe Lindore ose siç njihet ndryshe Nisma 16+1

Në kuadër të Nismës 16+1 Shqipëria është treguar një pjesëmarrëse aktive në aktivitetetet e organizuara nga Sekretariati i Nismës. Kryeministri Rama mori pjesë në samitin e Bukureshtit dhe atë të Suzhout 2015, Zv/Ministri i Jashtëm Belortaja, i cili është dhe Koordinatori Kombëtar në këtë Nismë kanë marrë pjesë në Takimet e Koordinatorëve dhe ministrat e ekonomisë kanë marrë pjesë në Konferencën Ministeriale në Ningbo apo në vende të tjera pjesëmarrëse në këtë Nismë. 

Në Panairin e Mallrave të Konsumit që zhvillohet çdo vit në Ningbo të Kinës marrin pjesë disa kompani shqiptare duke prezantuar produktet e tyre si vaji ullirit, mjalti, bimët mjekësore, vera, etj.   

 

Disa nga marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara mes dy vendeve tona: 

1.    Marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik, industrial dhe teknik, nënshkruar më 23.11.1989.

2.    Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kinës për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve, nënshkruar më 13.2.1993, hyrë në fuqi më 20.1.1994.

3.    Marrëveshje tregtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 13.2.1993, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

4.    Protokoll mbi bashkëpunimin midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 8.6.1994, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

5.    Protokoll mbi kredinë e ndihmës ushtarake kineze për Shqipërinë midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 6.12.1994.

6.    Protokoll i bashkëpunimit në fushën e turizmit midis Ministrisë së Turizmit të Republikës së Shqipërisë dhe Administratës Kombëtare të Turizmit të Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 11.3.1994, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

7.    Program i shkëmbimit kulturor dhe artistik midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikë Popullore të Kinës për vitet 96-97, nënshkruar më 4.12.1996, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

8.    Marrëveshje bashkëpunimi midis Radio-Televizionit Shqiptar dhe Ministrisë së Radios, Filmit, Televizionit të Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 16.1.1996, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.

9.    Program i shkëmbimit kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për vitet 1998-2000, nënshkruar më 4.11.1998.

10.Marrëveshje për riskedulimin e borxheve, nënshkruar më 18.12.2001.

11.Marrëveshje e bashkëpunimit ekonomik-tregtar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 19.1.2004, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

12.Marrëveshje për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 13.9.2004, hyrë në fuqi më 28.7.2005, fillon veprimin më 1.1.2006.

13.Marrëveshje në fushën e arsimit dhe shkencës ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit të Kinës, nënshkruar më 13.9.2004, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

14.Marrëveshje ndërmjet Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës, nënshkruar më 13.9.2004, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

15.Marrëveshje ndërmjet Radiotelevizionit shqiptar dhe Radiotelevizionit Kinez, nënshkruar më  13.9.2004, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

16.Marrëveshje e bashkëpunimit ekonomik teknik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 13.9.2004, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

17.Komunikata e përbashkët ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 13.9.2004, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

18.Marrëveshje me shkëmbim notash për ndihmë falas në makineri dhe pajisje në shumën 15 milion ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 13.9.2004, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

19.Marrëveshje për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 13.9.2004;

1.    Protokoll ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës për rregullimin e ambienteve të përfaqësive të dy vendeve, nënshkruar më 21.11.2005, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

20.Marrëveshjemidis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës për bashkëpunim në fushën e arkivave, nënshkruar në Tiranë, më 22.12.2005, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

21.Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe teknik për dhënien e një ndihme për furnizimin e shkollave të mesme me kompjutera (10 milion), nënshkruar më 22.12.2005.

22.Marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik për dhënien e një ndihme prej 1 milion, nënshkruar më 13.9.2004, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit,

23.Marrëveshje për bashkëpunimin ekonomiko-teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 22.12.2005,hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.

24.Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës popullore të Kinës për heqjen e vizave nga mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, nënshkruar më 25.8.1956.

25.Protokolli ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të  Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, për prishjen e reciprocitetit të godinave të Ambasadës, nënshkruar më 21.11.2005, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.

26.Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 28.3.2005, hyrë në fuqi në po të njëjtën datë.

27.Marrëveshje për bashkëpunimin teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për dhënien e një granti 10 milion RMB, nënshkruar më 19.4.2006, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.

28.Marrëveshje bashkëpunimi midis Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar me 10.9.2007,hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

29.Memorandum i bashkëpunimit Shqiptaro-Kinez, të firmosur në kuadër të zhvillimit të ”Sesionit të 6-të të Komisionit Miks për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Teknik me Qeverinë e Republikën Popullore të Kinës”, nënshkruar me 3.6.2008,hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

30.Memorandum i sesionit të gjashtë të Komisionit të Përbashkët ndërqeveritar Shqiptaro-Kinez për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik, nënshkruar më 3.6.2008, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

31.Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Popullore të Kinës, nënshkruar më 21.4.2009, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

32.Program për bashkëpunimin kulturor ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 21.4.2009, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

33.Marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomiko-teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më  29.10.2009, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit;

34.Memorandumin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 29.10.2009, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

35.Programi i bashkëpunimit arsimor ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së RSH-së dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës Popullore të Kinës, për vitet 2010-2012, nënshkruar më 29.10.2009, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

36.Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë dhe Administratës Kombëtare të Turizmit të Republikës Popullore të Kinës për vitet 2011-2013, nënshkruar më 3.8.2011, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

37.Marrëveshje më shkëmbim notash në zbatim të Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomiko-teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 3.8.2011, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

38.Memorandum i mirëkuptimit ndërmjet MTRKS dhe Administratës së Turizmit të RP të Kinës për lehtësimin e udhëtimit të grupeve turistike kineze në Shqipëri, nënshkruar më 12.6.2012, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.

39.Protokoll i sesionit të tetë të komisionit të përbashkët ndërqeveritar shqiptaro–kinez për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, nënshkruar më 16.1.2014.

40.Marrëveshje për bashkëpunimin ekonomiko-teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 23.1.2014.

Marrëveshje për bashkëpunimin ekonomiko-teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, nënshkruar më 15.7.2015.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Guang Hua Lu, 28, Beijing China

Tel / Fax

Tel. +8610 65321120
Fax.+8610 65325451
Nr. i emergjences: +86 13810476221

E-MAIL

embassy.beijing@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E martë - E enjte
08:30-17:00
E premte
8.30-14.00