Ambasadori i RSH në RP të Kinës

SH.T. Z. Selim Belortaja

Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë rezident në Republikën Popullore të Kinës dhe jo rezident në Republikën e Koresë, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën Popullore të Mongolisë, Republikën Socialiste të Vietnamit dhe Republikën Popullore të Bangladeshit.  

Fusha e ekspertizës:

Ekonomist, Doktor në Shkencat Ekonomike. Ekspert në Tregtinë Ndërkombëtare, Investimet e Huaja, Politikat Publike –sidomos Politikat Ekonomike, etj.  Aftësi ekzekutive në drejtimin e agjensive dhe ndërmarrjeve kyçe publike ose jo-qeveritare.

Eksperienca pune:

  • Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme (Shkurt 2015 - Shkurt 2017)
  • Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës (Tetor 2013 – Shkurt 2015);
  • Zevendësministër i Punëve të Jashtme nga (2009 – 2013);
  • Për 7 vjet (2002-2009) Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, një projekt i mbështetur nga USAID;
  • Këshilltar i Kryeministrit të vendit 1999-2002);
  • Anëtar i dy qeverive të njëpasnjëshme, si Ministër i Tregtisë dhe Industrisë (1993-1994) dhe Sekretar Shteti për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë (1994-1997), njëkohësisht kryesues i ekipit të parë qeveritar për hapjen e negociatave të Marrveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE (1996);
  • Anëtar i Kuvendit të Shqipërisë (1996-1997);
  • Në 1992, pas më shumë se një dekade pune si lektor në Universitetin e Tiranës, zoti Belortaja u emërua Drejtor i së parës  Agjensi për Nxitjen e Investimeve të Huaja, njëkohësisht këshilltar i Presidentit të Republikës për këtë sektor;
  • Autor i disa studimeve dhe punëve kërkimore të prezantuara në aktivitete publike, si dhe i një numuri të madh artikujsh e opinionesh mbi politikat tregtare, ekonomike dhe politiko-administrative.

 

Edukimi:

  •  Diplomuar në vitin 1979 si “Ekonomist për Industrinë”;
  •  Krahas punës si mësimdhënës në Universitetin e Tiranës, më 1983 përfundon edhe        kursin 2-vjeçar Pasuniversitar për Tregtinë e Jashtëme - duke marrë diplomën përkatëse;
  •  Më 1992 merr gradën “Kandidat i Shkencave Ekonomike”, konvertuar në gradën “Doktor i  Shkencave     Ekonomike” (1993).
  • Nëntor 1989-Janar 1991: një stazh studimor pranë Universitetit të Passau-t (ish Gjermania Perëndimore). 
  • 1993: një stazh kualifikues 3-mujor në Universitetin e Siegen-it (Gjermani)
  • 2002:  Kurs Intensiv për Politikat Tregtare, në Kennedi School of Government pranë Universitetit të Harvard-it (SHBA)
  • Një kurs 1-javor për Industritë Kreative,  në Britaninë e Madhe, etj.

 

Gjuhet e huaja:

  •     Shqip –gjuha kombëtare;
  •     Anglisht;
  •     Gjermanisht;
  •     Frengjisht (nivel komunikimi);
  •     Italisht  (nivel komunikimi);

 

Kualifikime dhe/ose  pozicione honorifike /pesmarrje në Borde, etj 

  • Doktor në Shkencat Ekonomike. Certifikata ndërkombëtare nga frekuentimi i disa     Kurseve kualifikuese  afatshkurtëra;
  • Kryetar dhe anëtar i disa bordeve e këshillave drejtuese nga sektori qeveritar dhe jo-qeveritar (OSFA, Lëvizja Europiane, Këshilli Konsultativ i Biznesit, ACIT, etj).

Adresa

Ambasada Shqiptare
Guang Hua Lu, 28, Beijing China

Tel / Fax

Tel. +8610 65321120
Fax.+8610 65325451
Nr. i emergjences: +86 13810476221

E-MAIL

embassy.beijing@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E martë - E enjte
08:30-17:00
E premte
8.30-14.00