Summer at Marubi

Me mbështetjen Ministrisë së Punëve të Jashtme, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, lançon internshipin “Summer at Marubi”, një iniciativë e cila synon përfshirjen e të rinjëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në punën e muzeut gjatë pushimeve verore. 

Kjo nismëzhvillohet si vijimësi e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare dhe ka si qëllim sensibilizim e brezave të rinj ndaj trashëgimisësë Marubëve si një ndër thesaret më të çmuara të kulturës shqiptare që përmes fotografisë, sjell në dritë momente, personazhe, ngjarje të një harku kohor mbi njëqind vjeçar.

Kontakti nga afër me këtë pasuri si dhe me interesin e vizitorit e pritshmëritë e tij është një nga mënyrat më të mira për t’i bërë pjesëmarrësit e kësaj iniciative “ambasadorë” të kulturës shqiptare pranë vendeve ku jetojnë dhe studjojnë.

Ata do të mund të përfshihen në aktivitetin e përditshëm të Muzeut Marubi gjatë sezonit veror i cili shënon edhe pikun e vizitueshmërisë nga vendasit dhe të huajt.

Puna e tyre do të konsistojë kryesisht në aspekte që kanë të bëjnë asistencën ndaj vizitorëve, pritjen në recepsion, shoqërimin egrupeve e deri tek ndihmesa për ndërtimin e një database të bibliotekës së vogël që ofron hapësira e muzeut.

Të interesuarit mund të dërgojnë një CV dhe një letër motivimi në adresën info@marubi.gov.albrenda datës 30 qershor 2017.

Pas shqyrtimit të kandidaturave, të përzgjedhurit do të kontaktohen në adresën e tyre email.

Në momentin që ata vijnë në Shqipëri, grupi i të rinjvë do të trajnohet nga stafi i muzeut i cili do t’i udhëheqë gjatë gjithë periudhës së tyre të internship-it.

Kohëzgjata e internship-it duhet të jetë jo më pak se dy javë e jo më shumë se një muaj.

Për informacione të mëtejshme, mund të na kontaktoni nëinfo@marubi.gov.al.

Ju mirëpresim në muze! 

Postal Address

Embasy of Albania
Guang Hua Lu, 28, Beijing China

Tel / Fax

Tel. +8610 65321120
Fax.+8610 65325451
Nr. i emergjences: +86 13810476221

E-MAIL

embassy.beijing@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday - Thursday
08:30-17.00
Friday
8.30-14.00