Shërbime të Ambasadës

SHËRBIMET KONSULLORE QË OFROHEN NGA AMBASADA

Vini re: Ambasada e Shqiperise ne Kanada nuk e mundeson aplikimin dhe pajisjen me pasaporta apo karta identiteti. Shtetasit shqiptare qe ndodhen ne Kanada, per te aplikuar dhe pajisur me pasaporta apo/dhe karta identiteti, mund te udhetojne drejt Shqiperise apo t'i drejtohen konsullates shqiptare ne New York, USA, ne adresen consulate.newyork@mfa.gov.al

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Otava ofron shërbimet konsullore si më poshtë:

  1. Lëshim Leje Kalimi:  a) për udhëtim drejt Shqipërisë

 b) për transportim trupi në rast vdekje

  1. Legalizim të dokumenteve për shtetas shqiptarë dhe të huaj
  2. Vërtetim/Përkthim i Lejes së Drejtimit të Automjetit (patentës)
  3. Lëshim i vizave
  4. Çështjet e shtetësisë (lënie, fitim ose rifitim)
  5. Vërtetime dhe deklarata konsullore
  6. Njësim me origjinalin
  7. Vërtetim i verifikimit të gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)
  8. Vërtetim mbi vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes/bllokimit/dëmtimit tëdokumenteve të udhëtimit (pasaportë ose letërnjoftim (kartë identiteti)

Pagesat për shërbimet konsullore kryhen ne monedhën vendase $CAD, vetëm me mandat pagesë (money order payable to Albanian Embassy) e cila mund të merret pranë çdo dege bankare dhe “Canada Post”.

Shërbimet konsullore kryhen nëpërmjet shërbimit postar ku së bashku me dokumentet dërgohet edhe një zarf bosh i parapaguar me postë të sigurt (Xpress Post/track number) në të cilin vendoset qartë adresa e kthimit të dërguesit. Përjashtohen nga ky rregull shërbimet si më poshtë ku paraqitja e personit të interesuar është detyrim në bazë të normave dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi:

Ø  Leje Kalimi për të miturit;

Ø  Deklarata konsullore;

Ø  Aplikimi për vizë;

Ø  Aplikimi për Vërtetimin mbi vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes/bllokimit/dëmtimit të dokumenteve të udhëtimit (pasaportë ose letërnjoftim (kartë identiteti). 

 

Leje Kalimi:

a) Pajisja me Leje Kalimi bëhet kur shtetasit shqiptarë rezidentë ose me qëndrim të përkohshëm duhet të kthehen në Shqipëri dhe nuk kanë dokument të vlefshëm ose e kanë humbur ose ua kanë vjedhur dokumentin e udhëtimit. Në rastin e humbjes/vjedhjes së pasaportës, kërkesa duhet të shoqërohet me denoncimin përkatës pranë autoriteteve kompetente vendase. Leja e kalimit është document emergjence qe vlen vetem per 30 dite nga data e leshimit dhe vetëm me një hyrje në Shqipëri.

Kërkesa për pajisje me leje kalimi pranë Ambasadës bëhet nëpëmjet aplikimit online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9489dhe dërgimit me postë në dokumentacionit të nevojshëm, qe parashtrohet ne kete link.

Kërkesa për pajisje me leje kalimi për person të mitur deri 16 vjeç bëhet nga të dy prindërit ose njëri prind, me pëlqimin e prindit tjetër. Pëlqimi jepet nëpërmejt një deklarate noteriale. Për të miturin me një prind ose me një kujdestar, kësaj kërkese i bashkëlidhen dokumente që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.

Personi i mitur i sapolindur për t’u pajisur me leje kalimi paraprakisht duhet të jetë regjistruar në zyrën përkatëse të gjendjes civile në vendin ku ka lindur dhe dokumenti shoqërues (çertifikata e lindjes) duhet të jetë e legalizuar (shiko procedurën e legalizimit).

b) Pajisja me Leje Kalimi bëhet gjithashtu për kthimin e trupit në rastin e vdekjes së një shtetasi shqiptar, pasi një agjenci funerale plotëson dokumentacionin dhe kryen procedurat e nevojshme pranë administratës vendase. Për të marrë informacion të plotë mbi dokumentacionin bazë dhe atë mbështetës për lëshimin e lejes për transport trupi, lutemi të na shkruani në adresën elektronike: embassy.ottawa@mfa.gov.al

 

Legalizimi i dokumenteve: Legalizohen të gjithë dokumentet që prodhohen nga administrata vendase (kanadeze) si dhe zyrat noteriale për përdorim në Shqipëri, origjinale apo kopje të vërtetuara nga noteri. Këto dokumente duhet të autentifikohen më parë në zyrën përkatëse pranë DFATD (Department of Foreign Affairs Trade and Development). Adresën e zyrës përkatëse në DFATD e gjeni në faqen zyrtare www.international.gc.ca

Ndërkohë, para se të dërgoni dokumentet për autentikim në DFATD, ju duhet të aplikoni online në platformën e Shërbimit Konsullor Online, që do të thotë se çdo kërkesë e juaja ndaj Ambasadës për veprime konsullore duhet të vijë online. Për lehtësi gjeni linkun përkatës të aplikimit: albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9773

Shënim: Ju duhet të bëni aq aplikime online sa keni edhe dokumente për të legalizuar.

Pas kryerjes me sukses të aplikimit online, përgatisni zarifn që do të dërgoni në zyrën e autentikimeve bë DFATD, i cili duhet të përmbajë sa më poshtë:

  1. Dokumentin/tet që jeni i/e interesuar të autentikoni;
  2. Formularin e kërkuar nga zyra e autentikimeve (duke zgjedhur opsionin e dërgimit të dokumenteve në Ambasadë), që e gjeneroni nga ky link http://www.international.gc.ca/department-ministere/assets/pdfs/forms-formulaires/EXT2165_E.pdf?_ga=2.175001058.1782087432.1496426686-734009905.1496426686;  
  3. Mandat pagesën sipas tarifës përkatëse për këtë shërbim.
  4. Një zarf me pullë të parapaguar (sugjerojmë me numër gjurmimi për më shumë siguri dhe shpejtësi) me adresë kthimi, adresën tuaj të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha, në mënyrë që me përfundimin e procedurës përkatëse konsullore, t’ua postojmë dokumentin/tet në adresën tuaj.

 

Vërtetim-Përkthim i Lejes së Drejtimit të Automjetit (Patentës): Përkthehen dhe vërtetohen Lejet e Drejtimit të Automjetit të lëshuara nga DPSHTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor) në Republikën e Shqipërisë. Për këtë procedurë duhet aplikuar online në linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12584 dhe në adresë të ambasadës të dërgohen me postë: dokumenti origjinal (leja e drejtimit e vlefshme), mandat pagesa me tarifën përkatëse të shërbimit, një zarf me pullë të parapaguar (sugjerojmë me numër gjurmimi për më shumë siguri dhe shpejtësi) me adresë kthimi, adresën tuaj të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha, në mënyrë që me përfundimin e procedurës përkatëse konsullore, t’ua postojmë dokumentin/tet në adresën tuaj.

 

Lëshimi i vizave: Lëshohen viza për shtetas të huaj me qëndrim të përhershëm në Kanada. Për më shumë informacion si dhe për shkarkimin e formularëve përkatës konsultohuni me faqen zyrtare të MPJ së Shqipërisë në adresën: https://punetejashtme.gov.al/en/regjimi-i-vizave-per-te-huajt/

Lënie/fitimi ose rifitimi i shtetësisë shqiptare: Për më shumë informacion lidhur me kryerjen e procedurave të lënies, fitimit ose rifitimit të shtetësisë shqiptare, konsultohuni me faqen zyrtare të MEPJ së Shqipërisë në adresën: http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbime-konsullore/ceshtjet-e-shtetesise

 

Njësim i kopjes me origjinalin: Vërtetohet kopja me origjinalin për të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare. Dokumenti duhet të përmbajë nënshkrimin e titullarit që e ka lëshuar atë. Kjo procedurë kërkon aplikimin online ne https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9780 dhe dergimin me poste ne Ambasadë te dokumentit/eve origjinal mbi të cilin do të kryhet veprimi konsullor, dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare), mandat pagesa me tarifen perkatese te sherbimit, një zarf me pullë të parapaguar (sugjerojmë me numër gjurmimi për më shumë siguri dhe shpejtësi) me adresë kthimi, adresën tuaj të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha, në mënyrë që me përfundimin e procedurës përkatëse konsullore, t’ua postojmë dokumentin/tet në adresën tuaj.

 

Vërtetim:Në kushtet kur nuk ofrohet shërbimi i pajisjes me pasaporta biometrike dhe karta identiteti për shtetasit shqiptarë rezidentë në Kanada, të cilët janë duke kryer procedurën e pajisjes më leje qëndrimi të përhershëm (PR), lëshohet vërtetim me anë të së cilit sqarohen autoritetet përkatëse të emigracionit për pamundësinë e pajisjes me pasaportë biometrike pranë përfaqësisë. Për tu pajisur me këtë vërtetim, shtetasit shqiptare duhet të kryejnë aplikimin online në linkun si me poshtë:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775, si dhe të dërgojnë më postë në adresë të Ambasadës:

1) Kopje dokumenti identifikimi shqiptar (karte identiteti);

2) Kopje e pasaportës së skaduar. Në rast mungese dokumenti, atëhërë duhet të paraqitet dokumenti i deklarimit te humbjes/vjedhjes apo ndonje menyre tjeter qe ka rezultuar ne mosdisponimin e pasaportes;

3) Kopje te dokumentit te emigracionit ku kerkohet pajisja me kete vertetim;

3) Mandat pagese sipas tarifës përkatëse.

4) Një zarf me pullë të parapaguar (sugjerojmë me numër gjurmimi për më shumë siguri dhe shpejtësi) me adresë kthimi, adresën tuaj të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha, në mënyrë që me përfundimin e procedurës përkatëse konsullore, t’ua postojmë dokumentin/tet në adresën tuaj.

 

Dëshmi Penaliteti:Jumundëson shtetasve shqiptarë marrjen e vërtetimit të gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Procedura fillon me aplikimin online në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12583. Dokumentet që dërgohen në Ambasadë për tu pajisur me këtë vërtetim janë:

1) Fotokopje e dokumentit te identifikimit (karte identiteti ose pasaporte)

2) Origjinalin e autorizimit te gjeneruar nga sistemi e-albania.al pas kryerjes me sukses te aplikimit tuaj, për kryerjen e verifikimit të gjendjes gjyqësore (Deshmise se Penalitetit), të cilin duhet ta printoni dhe nënshkruani.

3) Mandat pagese sipas tarifës përkatëse.

4) Një zarf me pullë të parapaguar (sugjerojmë me numër gjurmimi për më shumë siguri dhe shpejtësi) me adresë kthimi, adresën tuaj të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha, në mënyrë që me përfundimin e procedurës përkatëse konsullore, t’ua postojmë dokumentin/tet në adresën tuaj.

 

 

Vetëdeklarimi për humbjen e dokumenteve të identifikimit: Ky aplikim ofrohet për shtetasit shqiptarë të cilët duan të deklarojnë humbjen, vjedhjen, bllokimin ose dëmtimin e dokumentit të udhëtimit (Pasaportë ose Kartë ID) dhe iu mundëson kryerjen e procedurës, nëse dëshirojnë, për aplikim për Pasaportë dhe kartë ID direkt pas kryerjes së procedurës së Vetë Deklarimit (në Shqipëri ose SHBA-Nju Jork). Për informacion më të detajuar, lutemi të na shkruani në adresën elektronike: embassy.ottawa@mfa.gov.al.

 

Mënyra e komunikimit me përfaqësinë: Për çdo sqarim apo informacion në lidhje me shërbimet konsullore të mësipërme, lutemi na shkruani në adresën elektronike: embassy.ottawa@mfa.gov.al

Në cdo rast, kërkesat për shërbime konsullore duhet të vijnë nëpërmjet platformës së Shërbimit Konsullor Online (e-albania.al) dhe postës ku të siguroheni që të përfshini gjithmonë një zarf me pullë të parapaguar (sugjerojmë me numër gjurmimi për më shumë siguri dhe shpejtësi) me adresë kthimi, adresën tuaj të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha, në mënyrë që me përfundimin e procedurës përkatëse konsullore, t’ua postojmë dokumentin/tet në adresën tuaj.

 

 

TARIFAT E SHËRBIMEVE KONSULLORE

 

1.

Vërtetim i çdo lloji lëshuar nga përfaqësia për shtetas shqiptarë      

30 EUR

50 CAD

2.

Vërtetim i çdo lloji lëshuar nga përfaqësia për shtetas kanadezë    

30 EUR

50 CAD

3.

Vërtetim i çdo lloji lëshuar nga përfaqësia për shtetas të huaj          

Reciprocitet

4.

Vërtetim-përkthim i patentës për shtetas shqiptarë                        

30 EUR

50 CAD

5.

Legalizim i dokumenteve për shtetas shqiptarë                                  

15 EUR

25 CAD

6.

Legalizim i dokumenteve për shtetas të huaj                                        

Reciprocitet

7.

Legalizim i dokumenteve për shtetas kanadezë                              

20 EUR

30 CAD

7/1.

Legalizim/përkthim çertifikata vdekje

Falas

8.

Përpilimi i deklaratave

20 EUR

30 CAD

9.

Njësim i kopjes me origjinalin                                             

20 EUR

30 CAD

10.

Leje kalimi                                                                                              

30 EUR

50 CAD

10/1.

Leje për transport trupi                                                                        

Falas

11.

Vërtetimi i verifikimit të gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)  

30 EUR

50 CAD

12.

Vërtetim mbi vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes/bllokimit/dëmtimit të dokumenteve të udhëtimit (pasaportë ose letërnjoftim (kartë identiteti)) 

30 EUR

50 CAD

 

     

Shënim:  Ju informojmë se tarifat e mësipërme kryhen vetëm me mandat-pagesë (money order).

 

 

 

 

INFORMACION PËR SHTETASIT SHQIPTAR TË ARRESTUAR NË KANADA

 

Çfarë duhet të bëni nëse jeni arrestuar në një vend të huaj?

Nëse jeni arrestuar në një vend të huaj, si mund të ndihmojë Ambasada?

Nëse jeni i interesuar të keni mbështetjen e Ambasadës/Konsullatës shqiptare duhet të jepni pëlqimin tuaj në momentin e arrestimit apo ndalimit.

Një nga funksionet më të rëndësishme të Ambasadave dhe Konsullatave është të sigurohen që të drejtat e qytetarët Shqiptarë që arrestohen ose burgosen jashtë vendit respektohen plotësisht.

Ambasada ose konsullata vepron si ndërmjetës dhe në çdo moment të asistoje familjarët dhe të ndaluarin me çdo mjet ligjor të lejueshëm. Përfaqësitë munden:

  • Të japin informacione të përgjithshme rreth sistemit gjyqësor të vendit (për informata specifike ju duhet të kontaktoni avokatin tuaj).
  • Ju këshillojnë për sistemin e burgjeve dhe për të drejtën tuaj për vizita.
  • Të tërheqin vëmendjen e autoriteteve vendore për çështjet e shëndetit të të burgosurit (por vetëm nëse është e nevojshme dhe e mundshme për ta bërë këtë). Autoritetet lokale janë përgjegjëse për sigurimin ndaj të burgosurve me kujdesin e duhur mjekësor.
  • Të sigurohen që të burgosurit shqiptarë të marrin trajtim të njëjtë si të burgosurit e tjerë.
  • Të ndjekin me autoritetet e burgut, ankesat tuaja në lidhje me keqtrajtimin ose diskriminim eventual.
  • Në rastin e kërkesës apo pëlqimit të burgosurit për të marrë ndihmë konsullore, përfaqësuesi konsullor merr takim me te burgosurin apo autoritetet e burgut/punonjësit social të burgut.
  • Të informojë familjen/miqtë për paraburgimin tuaj, në rast të kërkesës apo pëlqimit të burgosurit.
  • Ju ofrojnë një listë të juristëve lokalë të gjuhës angleze.

 

 

Çfarë nuk mund të bëjë Ambasada/Konsullata:

 

  • Të sigurojë një trajtim më të mirë për qytetarët shqiptarë se të burgosurit e tjerë.
  • Të japë ose paguajë për këshilla ligjore.
  • Të paguajë lirimin me kusht, gjobat ose kostot e përfaqësimit ligjor.
  • Të hetojë një krim.
  • Të ndërhyjë ose ndikojë në sistemin gjyqësor vendor (në përputhje me Konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike (1961) dhe konsullore (1963) dhe në përputhje me legjislacionin vendas, Ambasada/konsullata nuk gëzon asnjë tagër dhe asnjë të drejtë të ndërhyjë në çështjet gjyqësore të vendit pritës).
  • Të ndërhyjnë në procedurat ligjore ose çështjen e fajit apo të pafajësisë në një vend tjetër.
  • Të shtyjnë procedurat gjyqësore.
  • Të jap ndihmë financiare gjatë kohës që jeni në burg.
  • Të dërgojë pako/para në emër të miqve ose të afërmve.
  • Në disa raste, ambasada ose konsullata nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë të burgosurit me shtetësi të dyfishtë në vendin e kombësisë së tyre të tjera. Kjo është për shkak të ligjeve në vendin në fjalë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00