Njoftim mbi kartat e identitetit

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.11/2019 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002 “Për letënjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, të ndryshuar””, afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike (kartat e identitetit) të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 deri në datën 31.12.2009 dhe që përfundon brenda vitit 2019, do të zgjatet deri në datën 31.12.2019.
Për më tepër, njoftojmë se shtetasit shqiptarë me letërnjoftimet e tyre biometrike mund të udhëtojnë në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi ato konsiderohen dokumente të vlefshme udhëtimi, në referencë të marrëveshjeve dypalëshe që Republika e Shqipërisë ka lidhur me këto katër vende.

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00