Krijohet Grupi Parlamentar i Miqësisë Kanada-Shqipëri

Me 8 maj 2019, në Otava u zyrtarizua Grupi Parlamentar i Miqësise Kanada-Shqipëri, i cili do të ketë në krye të tij anëtaren e Dhomës së Deputetëve federalë, znj. Julie Dabrusin. 
Pas një pune të gjatë të përfaqësisë me zyrën e deputetes Dabrusin dhe anëtarëve të tjerë të parlamentit federal, më në fund u arrit të finalizohej kjo iniciativë domethënëse, e cila vendos një tjetër gur themeli në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Kanada.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada i uron suksese grupit dhe pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00