Articles

Ambasadori Muça zhvillon takim virtual me anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Shqipëri.

Albanian

Ambasadori Muça zhvilloi një takim virtual me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Shqipëri. Gjatë takimi u konfirmua vazhdimësia e këtij Grupi Parlamentar të Miqësisë edhe në legjislaturën e re të parlamentit, si edhe u bashkëbisedua mbi situatën dhe zhvillimet në kuadër të pandemisë COVID-19, si edhe bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë në rrafshin dy dhe shumëpalësh, përfshirë diplomacinë parlamentare, si edhe çështje me interes të veçantë për komunitetin shqiptaro-kanadez.

Takime me drejtuesit e organizatave të diasporës në Toronto

Albanian

Ambasadori i Shqipërisë, z. Ermal Muça së bashku me ambasadorin e Kosovës, z. Adriatik Kryeziu kanë zhvilluar disa takime me drejtuesit e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, "ACE Society", "Albanian Canadian Lawyers Association (ACLA)", "RH Scholarship", si edhe me sipërmarrës e biznesmenë shqiptaro-kanadezë dhe anëtarë të "Albanian Business Network". Gjatë takimeve u zbatuan rregullat në fuqi për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ambasadori Muça bisedon me Ndihmës Zëvendësministren e Punëve të Jashtme për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Magrebin.

Albanian

Ambasadori Muça ka uruar znj. McCardell për detyrën e re si Ndihmës Zëvendësministre e Punëve të Jashtme për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Magrebin.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për zhvillimet në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si edhe bashkëpunimin në rrafshin dy dhe shumëpalësh, kryesinë shqiptare të OSBE përgjatë këtij viti, partneritetin në fushën e sigurisë dhe kontributin e përbashkët në misione paqeruajtëse në kuadër të NATO-s.

Ambasadori Muça zhvillon një takim virtual me Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me znj. Julie Dabrusin, Anëtare e Parlamentit, Sekretare Parlamentare e Ministrit të Trashëgimisë Kanadeze dhe Kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Shqipëri.

Bashkëbiseduesit janë fokusuar në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të pandemisë COVID-19, zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dy dhe shumëpalëshe si edhe rolin e grupit të miqësisë në këtë kuadër.

 

Ambasadori Muça zhvillon takim virtual me Sekretarin Parlamentar të Ministrit të Punëve të Jashtme.

Albanian

Ambasadori Muça zhvilloi një bisedë pune me z. Rob Oliphant, Anëtar i Parlamentit dhe Sekretar Parlamentar i Ministrit të Punëve të Jashtme.

Bashkëbisedimi është fokusuar në bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të përballjes me sfidat dhe rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, si edhe marrëdhëniet në rrafshin dy dhe shumëpalësh.

Ambasadori Muça takohet me Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë

Albanian

Gjatë pritjes dimërore për trupin diplomatik në “Rideau Hall”, Ambasadori Muça pati nderin të takohej dhe bashkëbisedojë me Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë!

Aktivitet me rastin e 7-8 marsit

Albanian

Me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas ambasada ka organizuar një ceremoni të veçantë në nderim të kontributit të grave në zhvillimin e shoqërisë shqiptare, me prani të mësueseve dhe zonjave shqiptaro-kanadeze nga Otava dhe Montreali.

Mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar për mësimin e gjuhës shqipe ndër brezin e ri, ruajtjen dhe promovimin e traditave dhe vlerave tona kombëtare si edhe forcimin e lidhjeve miqësore me Kanadanë.

Gëzuar Ditën e Mësuesit dhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Ambasadori Muça takon Sekretaren Parlamentare të Ministrit të Biznesit të Vogël, Promovimit të Eksporteve dhe Tregëtisë Ndërkombëtare

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim me znj. Rachel Bendayan, anëtare e parlamentit dhe Sekretare Parlamentare e Ministrit të Biznesit të Vogël, Promovimit të Eksporteve dhe Tregëtisë Ndërkombëtare. Bashkëbisedimi është fokusuar në vullnetin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, diversifikimin e shkëmbimeve tregëtare në rritje dhe zgjerimin e bazës ligjore të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.

Shkolla shqipe "Nënë Tereza" në Montreal rifillon aktivitetin.

Albanian

Shkolla shqipe “Nënë Tereza” në Montreal rifilloi aktivitetin e saj nën kujdesin e Bashkësisë Shqiptare të Montrealit. Ambasadori Muça u bë pjesë e emocionit të vogëlushëve të dëshiruar për të mësuar gjuhën tonë të bukur, por edhe e gatishmërisë së mësueses dhe prindërve që mezi presin ti mbështesin në këtë drejtim. Së bashku me anëtarët e bordit rinor të Bashkësisë Shqiptare të Montrealit, Ambasadori dhuroi abetaret dhe librat e nevojshëm për mësimin e gjuhës shqipe.

Ambasadori Muça pret në ambasadë studentë të universiteteve kanadeze.

Albanian

Ambasadori Muça ka pritur në ambasadë për një bashkëbisedim informues mbi Shqipërinë, të rinj studentë nga Kolegji Glendon-Universiteti i Yorkut në Toronto, Universiteti i Kalgarit dhe Universiteti Carleton në Otava. Biseda është fokusuar në rrugëtimin drejt antarësimit në NATO dhe kontributit që vendi ynë ofron në këtë organizatë.

 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00