Articles

Mesazh urimi nga Kryeministri i Kanadasë me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Albanian

Me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri i Kanadasë, z. Justin Trudeau ka përcjellë një mesazh urimi.

Flamuri Kombëtar ngrihet në Bashkinë e Otavës me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Albanian

Me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Bashkinë e Otavës është zhvilluar një ceremoni solemne gjatë së cilës është ngritur Flamuri Kombëtar!

Në ceremoninë e kufizuar në numër si pasojë e masave në fuqi për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik, zyrtarë të Departamentit të Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit, si edhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-kanadez.

Aktivitet me rastin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare dhe Pavarësisë së Shqipërisë

Albanian

Me rastin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare dhe 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është zhvilluar një takim me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Shqipëri dhe përfaqësues të organizatave të diasporës shqiptare në Kanada.

Takim me Drejtoren e Divizionit për Evropën Lindore dhe Euroazinë.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim me Drejtoren e Divizionit për Evropën Lindore dhe Euroazinë pranë Departamentit të Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit me të cilën ka bashkëbiseduar mbi avancimin e disa çështjeve të interesit të përbashkët.

Takim me Drejtorin Ekzekutiv për Marrëdhëniet e Mbrojtjes, NATO dhe OSBE

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim me z. Kevin Hamilton, Drejtor Ekzekutiv për Marrëdhëniet e Mbrojtjes, NATO-n dhe OSBE-në gjatë të cilit janë fokusuar në partneritetin në fushën e sigurisë dhe veçanërisht në kuadër të NATO-s dhe OSBE-së.

Kurorë në emër të Republikës së Shqipërisë pranë Memorialit Kombëtar të Luftës në Otava

Albanian

Në kuadër të ceremonisë së organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Përkujtimit, Ambasadori Muça ka vendosur një kurorë në emër të Republikës së Shqipërisë pranë Memorialit Kombëtar të Luftës në Otava.

Abetaret dhe librat e gjuhës shqipe mbërrinë në destinacion në Kanada.

Albanian

Mësuesit dhe mësueset e shqipes në mbarë Kanadanë ofrojnë kontribut të vyer për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës sonë të bukur si edhe kultivimin e kulturës kombëtare ndër brezin e ri. Ambasadori i Shqipërisë, z. Ermal Muça së bashku me Ambasadorin e Kosovës, z. Adriatik Kryeziu kanë falenderuar mësuesit në Otava dhe Toronto për përkushtimin, veçanërisht gjatë kësaj periudhe pandemie, si edhe kanë dhuruar abetaret, librat e nevojshëm për mësimin e gjuhës dhe një sërë titujsh për leximin jashtëshkollor mbërritur enkas nga Tirana për nxënësit e gjuhës shqipe.

Ambasadori Muça takon Drejtorin e Përgjithshëm për Çështjet e Arktikut, Euroazisë dhe Evropës.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim pune me z. David Sproule, Zyrtar i Lartë dhe Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e Arktikut, Euroazisë dhe Evropës dhe z. Andrew Turner, drejtues pranë divizionit të Evropës Juglindore dhe Euroazisë. Bashkëbiseduesit janë fokusuar në zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe dhe avancimin e çështjeve në proces në kushtet e pandemisë, bashkëpunimin në rrafshin shumëpalësh, përfshirë rolin aktiv të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

Ekspozita "Rikthimi i artistëve" në Galerinë Ambigu në Montreal

Albanian

Ambasadori Muça ka vizituar Galerinë Ambigu në pronësi të bashkëatdhetarëve tanë në qendër të Montrealit, qytetit ikonë të artit e kulturës. Ai ka vizituar ekspozitën e radhës “Rikthimi i artistëve”, ku krahas vendasve kanë ekspozuar veprat e tyre edhe disa artistë shqiptaro-kanadezë.

Ceremoni në nderim të Shën Nënë Terezës në Montreal.

Albanian

Me rastin e ditës së Shën Nënë Terezës, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Muça mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Montreal dhe vuri një kurorë me lule pranë përmendores së shenjtores me origjinë shqiptare.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00