Articles

Takim me ambasadoren e Greqisë në Kanada.

Albanian

Ambasadori Muça ka pritur në takim znj. Konstantina Athanassiadou, ambasadore e Greqisë në Kanada. 

Aktivitet virtual me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Albanian

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ambasada organizoi një aktivitet virtual në nderim të figurës, arritjeve dhe kontributit madhor të gruas shqiptare në zhvillimin e shoqërisë.

Ambasadori Muça takon Bordin e ri të "ACE Society".

Albanian

“Albanian-Canadian Excellence Society” që prej themelimit disa vjet më parë, ka hapur horizonte të reja në aktivitetin komunitar të diasporës shqiptare në Kanada.

Gjatë aktivitetit të organizuar në bashkëpunim me “ACE Society”, ambasadori Muça ka uruar znj. Ilda Fida dhe bordin e ri energjik për suksese të mëtejshme, si edhe ka rikonfirmuar vullnetin për vijimin me përkushtim të bashkëpunimit të frytshëm dhe miqësor. Ai ka shprehur mirënjohjen institucionale për z. Ilir Azizi dhe znj. Denisa Balla, drejtues për disa vite dhe themelues të “ACE Society”.

Ambasadori Muça uron pavarësinë e Kosovës.

Albanian

Gjatë takimit me ambasadorin e Kosovës, z. Adriatik Kryeziu në ditën e Pavarësisë së Kosovës, ambasadori Muça ka përcjellë urimet me rastin e kësaj dite të shënuar dhe me rëndësi të veçantë historike për mbarë kombin shqiptar!

Ambasadori Muça takon virtualisht Drejtorin Ekzekutiv për të Drejtat e Njeriut.

Albanian

Ambasadori Muça takon virtualisht z. Jeffrey Marder, Drejtori Ekzekutiv për të Drejtat e Njeriut pranë Departamentit për Punët e Jashtme, Tregtinë dhe Zhvillimin. Gjatë takimit u bisedua për zgjerimin dhe vijimin e konkretizimit të bashkëpunimit në këtë fushë në rrafshin dy dhe shumëpalësh.

Znj. Olta Xhaçka, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme merr pjesë në takimin e organizuar nga homologu i saj kanadez.

Albanian

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kanadasë, z. Marc Garneau, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e organizuar virtualisht për shpalljen e Deklaratës Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet Shtet me Shtet të cilën e ka mbështetur në emër të Qeverisë Shqiptare.

Ambasadori Muça merr pjesë në Misionin Ekonomik në Alberta.

Albanian

Misioni Ekonomik Virtual në Alberta organizuar nga autoritetet provinciale në bashkëpunim me ato federale, synonte ofrimin e informacionit shumë dimensional mbi potencialet ekonomike të Albertës.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, z. François-Philippe Champagne.

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, z. François-Philippe Champagne.  
Ai është shprehur mirënjohës ndaj Kanadasë për bashkëpunimin e frytshëm në rrafshin dypalësh dhe mbështetjen e pakursyer për Kryesinë Shqiptare të OSBE-së.

Ujëvara e Niagarës ndriçohet me ngjyrat e Flamurit Shqiptar.

Albanian

Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë i njohur në mbarë botën, është ndriçuar kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar, me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00