Articles

Takim me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me ambasadoren e Kanadasë në vendin tonë, rezidente në Romë, znj. Alexandra Bugailiskis. Dy ambasadorët janë fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin në funksion të nxitjes së prioriteteve të përbashkëta.

Takim me Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar takim me z. Sven Spengeman, anëtar i parlamentit dhe Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Dhomës së Komunëve.
Gjatë takimit janë trajtuar çështje të bashkëpunimit Shqipëri-Kanada në rrafshin dy dhe shumëpalësh. Bashkëbiseduesit janë fokusuar në angazhimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të prioriteteve, përfshirë ato me interes të veçantë për komunitetin shqiptaro-kanadez.

Takim me Sekretarin Parlamentar të Ministrit të Punëve të Jashtme.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar takim me z. Rob Oliphant, anëtar i parlamentit dhe Sekretar Parlamentar i Ministrit të Punëve të Jashtme.
Gjatë takimit janë trajtuar çështje të bashkëpunimit Shqipëri-Kanada në rrafshin dy dhe shumëpalësh. Bashkëbiseduesit janë fokusuar në angazhimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të prioriteteve, përfshirë ato me interes të veçantë për komunitetin shqiptaro-kanadez.

Urim me rastin e Ditës së Kanadasë.

Albanian

Urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Kanadasë, këtij vendi mik që është shtëpi për shumë bashkëatdhetarë!

Moment i volitshëm për të vlerësuar marrëdhëniet e forta dhe miqësore Shqipëri - Kanada dhe rishprehur përkushtimin për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në rrafshin dy dhe shumëpalësh!

Ndërsa dita e sotme është cilësuar edhe si ditë reflektimi, i bashkohemi miqve dhe kolegëve kanadezë në nderimin e kujtimit të fëmijëve autoktonë!

Takim me drejtoren e Përgjithshme për Tregtinë, Pronësinë Intelektuale dhe Investimet.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me znj. Shendra Melia, drejtore e Përgjithshme për Tregtinë, Pronësinë Intelektuale dhe Investimet pranë Departamentit të Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit mbi bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë, si edhe përpjekjet e përbashkëta për fuqizimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të tij nëpërmjet avancimit të marrëveshjeve në proces. 

Takim me drejtoren për Politikat dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Ndërqeveritare pranë Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social të Kanadasë.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me znj. Nathalie Martel, drejtore për Politikat dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Ndërqeveritare, si edhe kryenegociatore e Kanadasë për Marrëveshjet e Sigurimeve Shoqërore pranë Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social të Kanadasë.

Në fokus të takimit, informimi mbi mbarëvajtjen dhe avancimin konkret drejt përmbylljes së procedurave të ratifikimit të Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore ndërmjet dy vendeve.

 

Takim me sipërmarrësit shqiptaro-kanadezë në Kalgari.

Albanian

Në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze të Kalgarit, Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me anëtarë të komunitetit dhe sipërmarrës shqiptaro-kanadezë në këtë qytet.

Bashkëbisedimi është fokusuar mbi sfidat e imponuara nga pandemia, mbi ecurinë, arritjet dhe synimet e këtyre sipërmarrjeve shqiptaro-kanadeze, njohja më nga afër e komunitetit me këto biznese, si edhe përgatitjet e Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave” për vitin e ardhshëm shkollor.

Ambasadori Muça merr pjesë në klasën virtuale të mësimit të gjuhës shqipe.

Albanian

Me ftesë të mësueses Merita Alushi, ambasadori Muça ka marrë pjesë virtualisht në seancën përmbyllëse, për këtë vit shkollor, të mësimit të gjuhës shqipe në Oakville/Ontario.

Takim me ambasadoren e Hungarisë në Kanada.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me znj. Maria Vass Salazar, ambasadore e Hungarisë në Kanada. 

Takim me ambasadoren e delegacionit të BE në Kanada.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me znj. Dr. Melita Gabric, ambasadore e delegacionit të Bashkimit Evropian në Kanada. 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00