Articles

Takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, znj. Katherine Brucker.

Dita Kombëtare e Përkujtimit.

Albanian

Në Ditën Kombëtare të Përkujtimit ambasadori Muça ka vënë një kurorë në emër të Republikës së Shqipërisë pranë Memorialit të Luftës në Otava, në nderim të kujtimit, veprës dhe sakrificës sublime të të rënëve dhe veteranëve.

Znj. Julie Dabrusin do të vijojë të kryesojë Grupin Parlamentar të Miqësisë Kanada-Shqipëri edhe gjatë legjislaturës së re.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim me znj. Julie Dabrusin, anëtare e parlamentit dhe kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Shqipëri, me kontribut të çmuar e të vazhdueshëm për promovimin e vendit tonë në Kanada, si edhe për forcimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Vijon edicioni i mbrëmjeve letrare.

Albanian

Takimet letrare të organizuara virtualisht nga Shoqëria e Ekselencës Shqiptaro-Kanadeze në koordinim me ambasadën, synuan promovimin e leximit në gjuhën shqipe, veçanërisht ndër brezin e ri, si edhe njohjen më nga afër të veprës së autorëve shqiptaro-kanadezë dhe letërsisë shqipe, si një lidhje e fortë me gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar.

Takim me drejtoren e Përgjithshme për Çështjet e Arktikut, Euroazisë dhe Evropës.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me znj. Heidi Kutz të cilën e ka uruar për detyrën e re si Zyrtare e Lartë për Arktikun dhe Drejtore e Përgjithshme për Çështjet e Arktikut, Euroazisë dhe Evropës në Departamentin e Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit të Kanadasë.

Bashkëbiseduesit janë fokusuar mbi tema të interesit të përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.

Takim me ambasadoren e Austrisë.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim me znj. Sylvia Meier-Kajbic, ambasadore e Austrisë në Kanada. 

Takim kortezie me ambasadorin e Moldavisë.

Albanian

Ambasadori Muça ka pritur në takim kortezie z. Emil Druc, ambasador i Moldavisë në Kanada.

Takim me drejtorin e Evropës Lindore dhe Euroazisë.

Albanian

Ambasadori Muça ka pritur dhe uruar përzemërsisht z. Andrew Turner për detyrën e re si drejtor për Evropën Lindore dhe Euroazinë në Departamentin e Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit të Kanadasë. Krahas trajtimit të disa temave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, bashkëbiseduesit rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë në funksion të avancimit të partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.

Në Toronto shënohet 5 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës.

Albanian

Në 5 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasadori Muça i është bashkuar komunitetit dhe Misionit Katolik Shqiptar “Shën Nënë Tereza” në Toronto, në ceremoninë solemne të mbajtur në gjuhën shqipe nga Dom Prend Kola në përkujtim dhe nderim të humanistes botërore me rrënjë shqiptare.

Ambasadori ka vizituar ambientet e reja të misionit që pritet të funksionalizohen së shpejti, mundësuar nga kontributi vullnetar i anëtarëve të komunitetit.

Ambasadori Muça zhvillon takim me drejtuesit e organizatave të diasporës në Toronto.

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim me drejtues të bordit të Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze (SHBSHK), Shoqërisë së Ekselencës Shqiptaro-Kanadeze (ACE Society), Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë (ACLA) në Toronto, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe me fokus në fuqizimin e mëtejshëm të tij në vijimësi, për promovimin e vlerave kombëtare shqiptare, forcimin e lidhjeve me Kanadanë dhe shërbimin ndaj komunitetit shqiptaro-kanadez.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00