Articles

Ambasadori Muça uron Ambasadoren Golberg me rastin e fillimit zyrtarisht të detyrës.

Albanian

Ambasadori i Shqipërisë, z. Ermal Muça ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadoren e re të Kanadasë në Shqipëri, rezidente në Romë, znj. Elissa Golberg, ndërsa po viziton për herë të parë Tiranën.

Ambasadori Muça e ka uruar Ambasadoren Golberg për fillimin zyrtarisht të detyrës. Ata kanë bashkëbiseduar mbi një sërë temash me përkushtimin e ndërsjellë për koordinim të ngushtë, në funksion të avancimit të mëtejshëm dhe zgjerimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në rrafshin dy dhe shumëpalësh, në përputhje me prioritetet e përbashkëta të dy vendeve.

Ambasadori Muça i pranishëm në Parlamentin e Kanadasë gjatë adresimit të Presidentit të Ukrainës.

Albanian

Me ftesë të palës kanadeze, Ambasadori Ermal Muça ka marrë pjesë në seancën plenare gjatë së cilës z. Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës iu adresua Parlamentit të Kanadasë. 
Shqipëria qëndron e bashkuar me aleatët, përkrah Ukrainës dhe popullit të saj!

Aktivitet me rastin e 7 dhe 8 marsit.

Albanian

Ambasadori i Shqipërisë, z. Ermal Muça dhe Ambasadori i Kosovës, z. Adriatik Kryeziu mikpritën zonjat nga komuniteti shqiptaro-kanadez në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada e Kosovës në Otava, me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit dhe 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Ambasadori Muça takon Kryetarin e Dhomës së Komunëve, z. Anthony Rota.

Albanian

Ambasadori i Shqipërisë, z. Ermal Muça ka zhvilluar një takim virtual me Kryetarin e Dhomës së Komunëve, z. Anthony Rota. 

 

Bashkëbiseduesit janë fokusuar, krahas të tjerash, në marrëdhëniet dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve, me fokus në rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare dhe fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar nëpërmjet shkëmbimeve në të gjitha nivelet ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Kanadasë.

Kryeministri i Kanadasë, z. Justin Trudeau uron 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Albanian

Kryeministri i Kanadasë, z. Justin Trudeau ka uruar 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Pritje e dhënë në Otava me rastin e festës sonë kombëtare.

Albanian

Në pritjen e dhënë në Otava me rastin e festës sonë kombëtare ishin ftuar dhe morën pjesë krerët e misioneve diplomatike, senatorë, anëtarë të parlamentit, zyrtarë të Departamentit të Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit dhe institucioneve të tjera, përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesit, si edhe miq të Shqipërisë.

Ujëvara e Niagarës ndriçohet me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Albanian

Ujëvara e Niagarës u ndriçua mbrëmjen e 28 nëntorit, për të dytin vit radhazi, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar për nder të 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario!

Ambasadori Muça i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga SHBSHK me rastin e festës kombëtare.

Albanian

Gjatë përshëndetjes së tij në mbrëmjen festive të organizuar nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze për nder të 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe me rastin e 5 vjetorit të miratimit të ligjit për shpalljen e nëntorit Muaj i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario, Ambasadori Muça vuri në dukje se komuniteti shqiptaro-kanadez përbën një urë të fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë dhe luan një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare në Kanada.

Flamuri kombëtar u ngrit në Bashkinë e Otavës për nder të 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!

Albanian

Gjatë një ceremonie të organizuar nga ambasada, mëngjesin e 28 nëntorit flamuri kombëtar u ngrit në Bashkinë e Otavës, për nder të 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!

Të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Shqipërisë, z. Ermal Muça dhe ambasadori i Kosovës, z. Adriatik Kryeziu.

Ceremonia vijoi në ambientet e ambasadës së Shqipërisë ku çifti i muzikantëve profesionistë nga Toronto, znj. Entela Galanxhi dhe z. Qazim Kallushi performuan pjesë muzikore nga kompozitorët shqiptarë, duke krijuar atmosferën e festës!

Flamuri kombëtar ngrihet në Asamblenë Legjislative të Ontarios me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Albanian

Me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ndërsa festojmë Muajin e Trashëgimisë Shqiptare në ON, është zhvilluar ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Asamblenë Legjislative të Ontarios.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00