Articles

Ministrja Xhaçka takon Oliver Varhelyi: Konferenca ndërqeveritare të mbahet në qershor, e kundërta do të dëmtonte vetë BE

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE, Oliver Varhelyi.
Gjatë takimit, Ministrja Xhaçka theksoi se mosmbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare në qeshor do të ndikonte negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Bruksel, Ministrja Xhaçka takon Luigi Di Maio: Mirënjohës për mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Bruksel, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje për mbështetjen e vendosur të Italisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Berlin, Xhaçka takon homologun Kuleba: Ukraina dhe Ballkani Perëndimor meritojnë një perspektivë të qartë evropiane

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Ministrja Xhaçka dhe Ministri Kuleba ndanë të njëjtin mendim se Ukraina dhe Ballkani Perëndimor meritojnë një perspektivë të qartë Evropiane.
“ Ky është momenti. Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meritojnë një perspektivë të qartë Evropiane. Ndërkohë që Shqipëria do të vijojë qëndrimin e saj të palëkundur ndaj Ukrainës, pro izolimit të Rusinë dhe ndalimit të luftë”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

Ministeriali i Berlinit, Xhaçka: NATO të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin jo zyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Jashtëm, mbajtur në Berlin këtë fundjavë. Takimi, i cili i paraprin samitit të NATO, në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), u fokusua tek Ukraina, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë si dhe konceptin strategjik i NATO.

Ambasadori Muça i pranishëm në festimet e Ditës së Evropës në Otava.

Albanian

Ambasadori Muça ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Evropës në Otava. Me këtë rast, ai është takuar dhe ka bashkëbiseduar edhe me znj. Melanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë, folëse nderi në aktivitet.  

Joly: Kanadaja mund të jetë ndër vendet e para që ratifikon antarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Albanian

Tani që Suedia dhe Finlanda kanë dhënë sinjalet për vullnetin e tyre për antarësim në NATO, Kanadaja mund të jetë ndër vendet e para anëtare që ratifikon antarësimin e tyre në Aleancën ushtarake trans-Atlantike, tha për shtypin Ministrja e Jashtme Kanadasë. Duke folur për gazetarët nga Brukseli pas pjesëmarrjes në takimet e zhvilluara në Gjermani dhe Belgjikë me homologët e saj nga G7, NATO dhe vendet e BE, Ministrja e Punëve të Jashtme Mélanie Joly tha se e ka përgatitur tashmë terrenin për ratifikim nga Kanadaja.

Njoftim

Albanian

Duke filluar nga data 1 Maj 2022, për të gjitha udhëtimet drejt Shqipërisë, si në rrugë detare, tokësore apo ajrore, nuk kërkohet asnjë dokument specifik në kushtet e Covid-19.
Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokolleve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë edhe këto rregulla:
• Në ndërtesën e aeroporteve, do të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarët e tyre;

Ratifikohet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore Shqipëri-Kanada.

Albanian

Kanadaja ka përfunduar procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore Kanada-Shqipëri. Tashmë procedurat për hyrjen në fuqi të marrëveshjes janë përfunduar nga të dy vendet. 
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes rrjeteve sociale njoftoi se marrëveshja, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.

Hiqet kërkesa për testim para hyrjes në Kanada për udhëtarët e vaksinuar plotësisht.

Albanian

Duke filluar nga data 1 prill 2022, udhëtarëve të vaksinuar plotësisht nuk do t’u kërkohet rezultati i testit të COVID-19 para hyrjes në Kanada. Në mbërritje mund t’u kërkohet bërja e një testi molekular të COVID-19, nëse përzgjidhen rastësisht. Të përzgjedhurve nuk do t’u kërkohet të karantinohen ndërsa presin rezultatin e testit të tyre.
Rregullat për testimin para mbërritjes në Kanada nuk do të ndryshojnë për udhëtarët e pavaksinuar dhe ata pjesërisht të vaksinuar, të cilëve u lejohet hyrja në Kanada.

Rifillon mësimi i gjuhës shqipe në Montreal.

Albanian

Ambasadori Muça i është bashkuar entuziazmit të fëmijëve dhe familjeve të tyre për rifillimin e mësimit të gjuhës shqipe në Montreal, fryt i përpjekjeve të Bashkësisë Shqiptare të këtij qyteti. Ai ka dhuruar abetaret dhe librat për mësimin e gjuhës shqipe, si edhe disa libra për lexim jashtëshkollor. 
Suksese, të dashur fëmijë, në rrugëtimin e mësimit të gjuhës sonë të bukur shqipe! 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00