Articles

Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB, Kryeministri Rama dhe Ministrja Xhaçka nisen drejt SHBA-ve

Albanian

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nisen sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB (1 qershor – 30 qershor 2022).

Këshilli i Ministrave miraton procedurat, Xhaçka: Shqipëria pro aderimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, konfirmoi miratimin në parim të qeveriisë shqiptare të traktateve që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO.
Ajo theksoi se ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, i cili flet qartë për nivelin e kërcënimit me të cilin përballet sot e gjithë Evropa dhe besimin që kjo organizatë gëzon në garantimin e sigurisë kolektive të çdo vendi anëtar.

Drejtori i Përgjithshëm Sokol Dedja merr pjesë në Konferencën e Parë të Themelimit të CCASCOE

Albanian

Z. Sokol Dedja, Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Strategjike përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Parë të Themelimit të Qendrës së Ekselencës për Ndryshimet Klimatike dhe Sigurinë të organizuar nga Kanadaja.

Ai u takua, gjithashtu, me z. Andrew Turner, Drejtor i Përgjithshëm në detyrë për Evropën Lindore dhe Euroazinë, për të diskutuar përgatitjet e përbashkëta me rastin e 35 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Kanada.

Ministrja Xhaçka takon Nikos Dendias: Fokus sigurimeve shoqërore dhe çështjeve konsullore për lehtësimin e jetesës së shqiptarëve në Greqi

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në takim Ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, teksa theksoi se vendi ynë do të vazhdojë të ndjekë një politike aktive, të moderuar, të udhëhequr nga synimi për një integrim euro-atlantik rajonal.

Ministeriali i KE, Zv/Ministrja Fino: Kosova duhet të anëtarësohet sa më parë në Këshillin e Evropës

Albanian

Zv/Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, mori pjesë në sesionin e 132-të të Ministerialit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili u zhvillua në Torino nën drejtimin e kryesisë Italiane.
Në fjalën e saj, zv/ministrja Fino vuri në dukje se Shqipëria mirëpret vendimet që do të miratohen nga ky Ministerial, veçanërisht vendimin për reagimin e Këshillit të Evropës ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Debati i hapur në KS, Ministrja Xhaçka: Konfliktet, shkaku kryesor i pasigurisë ushqimore, të veprojmë për ndalimin e tyre

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB, mbi “Konfliktin e Sigurisë Ushqimore dhe Urinë”.
Ministrja Xhaçka u shpreh se konflikti mbetet shtytësi kryesor që çon drejt pasigurisë ushqimore, teksa nënvizoi se agresioni rus ndaj Ukrainës po e përkeqëson më tej këtë situatë.

PE miraton rezolutën për Shqipërinë, Ministrja Xhaçka: Thirrje e qartë për hapjen e vonuar të negociatave

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Evropian.
Ministrja Xhaçka u shpreh se kjo është një thirrje e qartë për hapjen e vonuar të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Mirënjohje Parlamentit Evropian për Rezolutën për Shqipërinë, të miratuar sot me shumicë votash me vlerësim të lartë të orientimit strategjik të Shqipërisë dhe angazhimit të palëkundur ndaj Bashkimit Evropian”, shkruan ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.

Ambasadori Muça pret zyrtaret e Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social, si edhe atij të Shërbimeve të Kanadasë.

Albanian

Gjatë takimit në ambasadë, zyrtaret e Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social, si edhe atij të Shërbimeve të Kanadasë informuan për mbarëvajtjen e punës voluminoze në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë, në kuadër të përgatitjes për zbatimin dhe administrimin e dispozitave përfituese të Marrëveshjes së Sigurimeve Mbrojtjes Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë. 

Thirrja për veprim global për sigurinë ushqimore, ministrja Xhaçka në OKB me ftesë të sekretarit amerikan, Blinken

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë “Thirrje për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore”, në OKB, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Takimi mblodhi së bashku përfaqësues të lartë shtetesh, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve për të diskutuar mbi nevojat urgjente humanitare dhe zhvillimore, si dhe për të identifikuar hapat për adresimin e sigurisë globale ushqimore.

Takimi informal i BE/ Ministrja Xhaçka: BP nuk duhet të shndërrohet në një dëm kolateral të krizës në Ukrainë

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin informal të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian me Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, në Bruksel, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, z. Josep Borrell në Bruksel.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00