Articles

Ndihmoni të prekurit nga tërmeti duke dhuruar përmes platformës e-Albania

Albanian

Kontribute vullnetare, Emergjenca
Shqipëria Solidare Dhuro online përmes e-albania dhe ndihmo në lehtësimin e pasojave nga tërmeti! Ju mund të dhuroni duke përdorur një kartë krediti ose debiti të çdo banke drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Kontributi i dhënë nga ana juaj do të përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

 

https://e-albania.al/donate/

Njoftim mbi kartat e identitetit

Albanian

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.11/2019 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002 “Për letënjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, të ndryshuar””, afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike (kartat e identitetit) të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga data 9.2.2009 deri në datën 31.12.2009 dhe që përfundon brenda vitit 2019, do të zgjatet deri në datën 31.12.2019.

Krijohet Grupi Parlamentar i Miqësisë Kanada-Shqipëri

Albanian

Me 8 maj 2019, në Otava u zyrtarizua Grupi Parlamentar i Miqësise Kanada-Shqipëri, i cili do të ketë në krye të tij anëtaren e Dhomës së Deputetëve federalë, znj. Julie Dabrusin. 
Pas një pune të gjatë të përfaqësisë me zyrën e deputetes Dabrusin dhe anëtarëve të tjerë të parlamentit federal, më në fund u arrit të finalizohej kjo iniciativë domethënëse, e cila vendos një tjetër gur themeli në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Kanada.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada i uron suksese grupit dhe pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm. 

Otava, më 30 prill, 2019 - Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen shoqërore midis Shqipërisë dhe Kanadasë

Albanian

Nënshkruhet marrëveshja për “Mbrojtjen Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë si edhe Rregullores Administrative” ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë dhe Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social të Kanadasë. Për Kanadanë nënshkroi Ministrja e Punëve të Jashtme zj. Chrystia Freeland, ndërsa për Republikën e Shqipërisë nënshkroi Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, z. Ermal Muça.

Takim me z. Geoff Regan, Spiker i Dhomes se Deputeteve

Albanian

Ambasadori Muca u takua me z. Geoff Regan, Spiker i Dhomes se Deputeteve. Biseda u fokusua tek marredheniet dypaleshe, forcimi i marredhenieve parlamentare, zhvillimet e fundit ne procesin e integrimit europian te Shqiperise, si edhe tek diaspora shqiptare ne Kanada. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj takon Kryetaren e Bashkisë së Montrealit, Valérie Plante

Albanian

Ne kuader te ICLEI World Congress 2018, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi nje takim zyrtar me Kryetaren e Bashkisë së Montrealit, Valérie Plante, ku diskutuan për zhvillimin e Tiranës dhe Montrealit, si edhe shkembyen ide per eksperiencat respektive.
 

Ambasada shqiptare çel ekspozitën me temë "Gruaja Shqiptare në Dekada"

Albanian

Otava & Toronto,11 Mars 2018 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe në kuadër të vizitës së Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, ambasada çeli në Toronto dhe Otava ekspozitën fotografike “Gruaja Shqiptare në Dekada”, në njohje dhe respekt të kontributit të grave në zhvillimin e shoqërisë sonë. Në Toronto aktiviteti u organizua në Asamblenë Parlamentare të Ontarios në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës, në kuadër edhe të vizitës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës.

Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, viziton Kanadanë

Albanian

Kanada, 7 Mars 2018 - Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko filloi një vizitë pune në Kanada ku zhvilloi takime me autoritete të ndryshme të shtetit kanadez dhe pati mundësi të takojë gjithashtu edhe komunitetin shqiptar në Kanada. Në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e “Bashkësisë Shqiptare Kanadeze” dhe Shoqatës së Shqiptarëve të Hamiltonit, Ministri e cilësoi diasporën në Kanada si një fenomen, për shkak të grumbullimit të madh të intelektualëve dhe vlerësoi modelin e integrimit të shqiptarëve atje, si një prej më te suksesshmëve.

Ambasada shqiptare mbështet studentët shqiptaro-kanadezë të ekselencës

Albanian

Toronto, 7 Mars 2018 - Mbështetja e studentëve Shqiptaro-Kanadezë të ekselencës në #Toronto në fokus të aktivitetit të #RHScholarship!

“Fairleigh Dickinson University”, Ambasadori Muça leksion të hapur mbi marrëdhëniet Shqipëri-Kanada

Albanian

Vancouver, 21 Shkurt 2018- Gjatë leksionit në “Fairleigh Dickinson University” ku morën pjesë studentë, drejtues dhe lektorë të këtij universiteti të mirënjohur si edhe anëtarë të komunitetit tonë në Vankuver, Ambasadori Muça foli për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kanadasë, integrimin evropian të vendit tonë si edhe Shqipërinë turistike.
Ambasadori shprehu, gjithashtu, kënaqësinë për interesin e treguar për vendin tonë si edhe mirënjohjen për mikpritjen!

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00