Ambasada shqiptare çel ekspozitën me temë "Gruaja Shqiptare në Dekada"

Otava & Toronto,11 Mars 2018 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe në kuadër të vizitës së Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, ambasada çeli në Toronto dhe Otava ekspozitën fotografike “Gruaja Shqiptare në Dekada”, në njohje dhe respekt të kontributit të grave në zhvillimin e shoqërisë sonë. Në Toronto aktiviteti u organizua në Asamblenë Parlamentare të Ontarios në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës, në kuadër edhe të vizitës së Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës. Ishin të pranishëm Kryetari i Asamblesë Legjislative, anëtarë të qeverisë dhe parlamentit të Ontarios. 
Në kryeqytetin federal ekspozita u çel në ambientet e Bashkisë së Otavës ku mikpritës ishte Nënkryetari i Bashkisë. 
Aktivitetet dhe ekspozita u përcollën me praninë dhe interesin e gjerë të përfaqësuesve dhe drejtuesve të shoqatave, aktivistëve dhe anëtarëve të komunitetit tonë në Ontario dhe Kebek. 
Mirënjohje për pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit, veçanërisht të zonjave shqiptaro kanadeze

Adresa

Ambasada Shqiptare
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00