Articles

Fillon shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti pranë ambasadës në Otava

Albanian

Znj. Olta Xhaçka, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar nisjen e shërbimit për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë rezidentë në Kanada. 

 

Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar. 

 

Si për çdo shërbim tjetër edhe në këtë rast aplikimi realizohet përmes E-Albania. 

Ministrja Xhaçka: Mirënjohje Kanadasë dhe Suedisë për partneritetin dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE

Albanian

Gjatë samitit të NATO-s në Madrid, Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi takime dypalëshe me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.
Ministrja Xhaçka i shprehu mirënjohjen homologes kanadeze për partneritetin dhe miqësinë e fortë mes Kandasë dhe Shqipërisë.
Kryediplomatja Xhaçka falenderoi Ministren Ann Linde për mbështetjen e Suedisë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Takimi i KS për bashkëpunimin OKB-BE, Ministrja Xhaçka: Multilateralizmi, çelësi kryesor për adresimin e krizave me të cilat po përballet bota

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit me temë “Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe organizatave rajonale dhe nënrajonale (BE)”.
Ministrja Xhaçka vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes OKB-së dhe BE, duke e cilësuar atë si thelbësor në adresimin e rritjes dhe kompleksitetit të krizave me të cilat përballet paqja dhe siguria ndërkombëtare.

“Gratë, Paqja dhe Siguria”, Shqipëria bën bashkë në Këshillin e Sigurimit BE – OSBE- OKB

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kryesoi debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të OKB, UN WOMEN, OSBE, BE etj.
Xhaçka theksoi se ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektivat për organizatat e grave, duke çuar edhe në ndërprerjen e angazhimeve konkrete për këtë agjendë.

Debati i Hapur në KS, Ministrja Xhaçka shpalos çështjet kryesore që do diskutohen

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dalë me një videomesazh mbi çështjet kryesore që do diskutohen në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit “Mbajtja e premtimeve: Roli i organizatave rajonale në zbatimin e agjendës ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’, përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë”.
Ministrja Xhaçka theksoi se ky event shenjues i organizuar nga Presidenca Shqiptare vjen si pjesë e angazhimeve të palës tonë, për të mbrojtur dhe avancuar më tej agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Këshillin e Sigurimit.

Ministeriali i SEECP/ Ministrja Xhaçka: Shqipëria e angazhuar në adresimin e kërcënimeve që rrezikojnë rajonin

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që u mbajt në Selanik, Greqi.
Ajo vlerësoi angazhimin e kryesisë greke të SEECP-së për përmbushjen me sukses të objektivave, teksa theksoi rëndësinë e procesit të zgjerimit dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Muça takon Ndihmës Zëvendësministren e Punëve të Jashtme

Albanian

Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim me znj. Sandra McCardell, Ndihmës Zëvendësministre e Punëve të Jashtme për Evropën dhe Lindjen e Mesme.

Bashkëbiseduesit janë fokusuar mbi vlerat e përbashkëta dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve, me fokus në fuqizimin e mëtejshëm të tij për përballjen e sfidave të kohës.

 

Aktivitet online nga ACDA dhe AKKSHI mbi digjitalizimin e botimeve akademike

Albanian

Alternativa Shqiptaro-Kanadeze për Zhvillim (ACDA), në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, organizuan webinarin me temë: “Digjitalizimi dhe indeksimi i revistave akademike, një realitet në zhvillim”. 
Morën pjesë dhe përshëndetën të pranishmit nga Shqipëria dhe Kanadaja, Ambasadori Ermal Muça dhe Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Albana Tole. 

Shqipëria merr për herë të parë Presidencën e Këshillit të Sigurimit, Ambasadori Hoxha prezanton planin e punës

Albanian

Shqipëria ka marrë sot për herë të parë në historinë e saj Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në konferencën për shtyp kushtuar fillimit të Presidencës Shqiptare të KS, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, prezantoi programin e punës për muajin qershor.

Drejtësia dhe paqja ecin krah për krah dhe Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë drejtim

Albanian

Kjo është dekada e tretë e mijëvjeçarit të tretë. Bota është e trazuar dhe ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të mizorive të papërshkrueshme, në më shumë se pesëdhjetë konflikte përreth globit. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës.
U bë shumë gjatë që shohim abuzime masive me të drejtat e njeriut, nga Darfuri në Mianmar, nga Afganistani në Siri dhe bashkësia ndërkombëtare po lufton t’i vendosë autorët e krimeve të rënda para përgjegjësisë.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00