Thirrje e hapur për studentët bullgarë me origjinë shqiptare për bursa studimi në Shqipëri

Me Vendimin nr.686, datë 02.09.2020, Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e 2 bursave studimi për vitin akademik 2020-2021 për studentët bullgarë me origjinë shqiptare. Bursa e studimit përfshin mbulim financiar për tarifën e studimeve, mësimin e gjuhës shqipe në vitin e parë të studimeve si dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për kohëzgjatjen e vitit akademik.
 
Kriteret për përfitimin e bursës nga studenti janë:

1. të ketë mbaruar arsimin e mesëm me një mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) ose të barasvlefshme me të;
2. të mos jetë i diplomuar në ciklin e plotë të studimeve universitare dhe të ketë vërtetim nga universiteti për këtë fakt;
3. të jetë student nga komuniteti shqiptar i diasporës dhe që jeton në Bullgari;
4. të jetë student në një nga fushat prioritare të studimit, të përcaktuara në marrëveshje;
5. të jetë pranuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë në Shqipëri;
6. të ketë një plan pune dhe sktivitetesh kërkimore apo akademike për periudhën e studimeve në Shqipëri.
 
Dokumentacioni i studentit duhet të jetë i legalizuar dhe i përkthyer në gjuhën shqipe nga një përkthyes i licensuar.
 
Për informacione të mëtejshme rreth kritereve dhe kushteve të aplikimit:
 
Kriteret e aplikimit

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS DHE AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00