Shqipëria, si destinacion turistik për vitin 2021

Ambasadorja Donika Hoxha zhvilloi një intervistë për Code Health TV për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Gjatë 40 minutave, Ambasadorja Hoxha vuri theksin te natyra, riviera shqiptare, çmimet e përballueshme krahasuar me vendet e rajonit, kulinaria dhe mikpritja shqiptare. Sipas saj, Shqipëria ofron gjithçka, thjesht duhet dëshirë për ta eksploruar dhe për të shijuar disa ditë pushimi ndryshe.
 
Ambasadorja Hoxha bëri thirrje për zgjedhjen e Shqipërisë për pushimet e këtij viti bazuar edhe në trendin pozitiv turistik, që ekziston midis Shqipërisë dhe Bullgarisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit të Bullgarisë, Shqipëria është një ndër vendet më të preferueshme për të kaluar pushimet, ndërkohë që edhe për shqiptarët, Bullgaria mbetet një destinacion interesant, veçanërisht për sezonin dimëror.
 
Linku i intervistës: https://www.youtube.com/watch?v=4lJByHa6lts&feature=youtu.be
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00