Shqipëria merr pjesë në forumin e biznesit bullgar duke prezantuar kushtet e favorshme të të bërit biznes në tregun shqiptar

Forumi i dytë i biznesit i organizuar nga Dhoma bullgare e Tregtisë dhe Industrisë është mbajtur më 30 janar 2020, midis kompanive bullgare dhe përfaqësuesve të Misioneve Diplomatike, të akredituar në Bullgari. Në këtë forum biznesi, Ambasada e Shqipërisë mori pjesë duke prezantuar sektorët strategjikë për të forcuar tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik si dhe kushtet e favorshme të të bërit biznes në Shqipëri. Përfaqësuesit e Misioneve Diplomatike të Austrisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Hungarisë, Kroacisë, Republikës Ҫekisë dhe Këshillit të Zhvillimit të Tregtisë së Jashtme të Tajvanit (TAITRA) ishin pjesë e forumit dhe paraqitën prezantimet e tyre.
 
Ne prezantuam mjedisin ekonomik dhe mundësitë për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes bizneseve.
 
Forumi u shoqërua me takime B2B, gjatë të cilave sipërmarrje dhe organizatata bullgare morën përgjigje për pyetje specifike në lidhje me krijimin e partneriteteve të ardhshme, kushtet për hyrjen në tregun shqiptar, kërkesat për eksport / import të mallrave si dhe për zbatimin e projekteve të përbashkëta.
 
Kompanitë bullgare pjesëmarrëse janë shprehur të kënaqur me informacionet e marra dhe kontaktet e vendosura, duke shpresuar që nisma të vazhdojë edhe në të ardhmen. Dhoma bullgare e Tregtisë dhe Industrisë planifikon të mbajë një tjetër forumin në prill të këtij viti. Prandaj, ftojmë të gjitha kompanitë shqiptare, të interesuara në zgjerimin dhe krijimin e partneriteteve të reja të marrin pjesë në këtë forum.
 
Shqipëria është një vend me mundësi të shumta dhe i gatshëm të përqafojë sfidat e reja.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00