Luftimi i pandemisë Covid-19 dhe shqyrtimi i masave dhe politikave, që duhen marrë për të mbështetur sistemin e kujdesit shëndetësor ishin në fokus të takimit të Ambasadores Donika Hoxha me Ministrin e Shëndetësisë, Kostadin Angelov. Shqipëria dhe Bullgaria ndajnë të njëjtat qëndrime për këto çështje dhe shpresojnë që bashkëpunimi i frytshëm të thellohet edhe më tej në të ardhmen.
Të dy vendet po përballojnë mirë të gjitha sfidat e shkaktuara nga pandemia Covid-19.
Për më shumë: https://www.mh.government.bg/bg/novini/aktualno/ministrt-na-zdraveopazvaneto-prof-d-r-kostadin-ang/