Samiti i Sofjes: Prespektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të thotë stabilitet, paqe dhe prosperitet

Më datë 10 nëntor 2020 është mbajtur Samiti i Sofjes në kuadër të Procesit të Berlinit duke mbledhur udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetësit e nismës, përfaqësues të institucioneve të BE-së, përfaqëues të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, CEFTA, OECD, Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Qendrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).
 
Kryeministri bullgar Boyko Borissov dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev kanë bashkëkryesur Samitin, i cili  është përqëndruar te bashkëpunimi rajonal në fusha të ndryshme duke theksuar se prespektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënkupton stabilitet, paqe dhe prosperitet. Udhëheqësit kanë rënë dakord për rritjen e angazhimeve në adresimin e ҫështjeve të ndryshme drejt arritjes së një Tregu të Përbashkët Rajonal. Po ashtu, ata kanë theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit për të mundësuar lëvizjen në rajon me karta identiteti dhe për të rikthyer prespektivën e të ardhmes për të rinjtë duke adresuar krizën demografike rajonale.
 
Në fund të samitit janë nënshkruar deklarata e bashkëpunimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe deklarata për Axhendën e Gjelbër. Krijimi i Tregut të Përbashkët Rajonal do të shërbejë si hap përgatitor për integrimin e rajonit në Tregun Unik të BE-së dhe do të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike dhe uljen e konvergjencave ekonomiko-sociale me vendet e BE-së. Ndërsa, Deklarata e Axhendës së Gjelbër do të ndihmojë transformimin e ekonomisë rajonale në ekonomi të gjelbër, që bazohet te burime alternative dhe miqësore për mjedisin. Kjo deklaratë do t`i japë një tjetër dimension bashkëpunimit rajonal në trajtimin e sfidave globale.
 
Bashkëkryesimi i Procesit të Berlinit nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut është konsideruar një histori suksesi, që ka arritur rezultate konkrete. Vitin tjetër, ky samit do të mbahet në Berlin sipas propozimit të Kancelares Merkel.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00