Presidenti Radev: “Integrimi evropian i Shqipërisë është në interes të BE-së”

Presidenti bullgar, Sh.T.Z. Rumen Radev ka zhvilluar një vizitë shtetërore në Shqipëri më 5-6 mars 2020 me ftesë të Presidentit shqiptar, Sh.T.Z. Ilir Meta.Gjatë vizitës së tij, Presidenti Radev është shprehur se integrimi evropian i Shqipërisë është në interes të BE-së Në këtë kontekst, Presidenti Radev ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë në perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vendeve e tjera të Ballkanit Perëndimor.
 
Diskutimet mes Presidentëve janë fokusuar kryesisht në hapat për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, përfundimin e Korridorit 8, bashkëpunimin midis qyteteve portuale të Durrësit dhe Varnës, në çështje të sigurisë dhe paqes në rajon, bashkëpunimin në fushën e emergjencave civile, çështje të komuniteti bullgar në Shqipëri, bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit dhe sportit.
 
Presidenti Meta ka informuar homologun e tij për reformat e ndërmarra nga Shqipëria në kuadër të integrimit evropian dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Bullgarisë.
 
Gjatë vizitës në Shqipëri, Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar takime me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vengu. Në takim me Kryeministrin Rama, Presidenti Radev ka nënvizuar se me hapjen e negociatave, që shpreson të finalizohet para Samitit të Zagrebit, i duhet dhënë një shtysë zbatimit të projektit të Korridorit 8. Takimi me Kryetarin e Parlamentit Ruçi ka pasur në fokus marrëdhëniet politike dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit politik. Ndërkohë takimi me Drejtorin Vengu ka shërbyer për evidentimin e rolit kyç të portit të Durrësit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për njohjen e kapaciteteve të portit dhe infrastrukturës.
 
Presidenti Radev është nderuar me “Ҫelësin e Qytetit” nga Kryetari i Këshillit Bashkiak, Gogu, i cili shprehu falenderimet për mbështetjen e Bullgarisë në rrugën e integrimit evropian.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00