Në kushtet e pandemisë, diplomacia dhe bashkëpunimi janë element kyҫ për rimëkëmbje

Ambasada shqiptare në Sofje organizoi një event në lidhje me diplomacinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit në kushtet e pandemisë, ku të pranishme kanë qenë ambasadore, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Sofje si edhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare.
 
Eventi ka qenë gjithpërfshirës duke u fokusuar në rëndësinë e diplomacisë, bashkëpunimit mes shteteve në marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe në evidentimin e mënyrave të mundshme për kapërcimin e pasojave negative të shkaktuara nga pandemia. Duke iu referuar presidencës së radhës së OSBE-së nga ana e Shqipërisë, Ambasadorja Donika Hoxha ka vënë theksin te fakti se çështjet multilatreale të diskutuara në këtë forum janë delikate dhe kanë nevojë për një angazhim të drejtpërdrejtë më shumë se sa virtual. Por Ambasadorja Hoxha ka nënvizuar se organizimi i eventeve hibride nga ana e presidencës dhe sekretariatit ka pasur rezultat, duke evidentuar se me sfidën me të cilën të gjitha vendet po përballen, këto evente hibride janë normaliteti i ri.
 
Pjesë e eventit ka qenë edhe ekspozita “Feel Albania”, që synon të promovojë turizmin shqiptar. Në kontekstin e promovimit të Shqipërisë, Ambasadorja Hoxha ësht ë shprehur se Shqipëria ofron më shumë mundësi dhe prandaj nevojitet të eksplorohet edhe më shumë.
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00