Ministeriali i Sofjes thekson nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal

Më 9 nëntor 2020 është zhvilluar takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve mbështetëse të Procesit të Berlinit për të diskutuar mbi integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal në fusha të ndryshme, veҫanërisht në forcimin e nismave të rinisë dhe shoqërisë civile.
 
Në Ministerialin e Sofjes është theksuar nevoja e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe respektimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë për të garantuar stabilitetin në rajon dhe mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në ndihmë të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal dhe përmirësimit të ekonomisë bazuar në burime alternative dhe mike të mjedisit.
 
Gjithashtu, pjesëmarrësit kanë nënvizuar edhe mbështetjen e mëtejshme të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor me anë të Planit Ekonomik dhe atë të Investimeve, me anë të së cilit BE-ja ka mobilizuar 9 miliardë euro për rajonin në rritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ngushtimin e hendekut me vendet e unionit. Ballkani Perëndimor vijon të mbetet në axhendën evropiane, por kërkohet më shumë punë në arritjen e objektivave të përbashkëta për të forcuar sundimin e ligjit dhe parimet demokratike, për të luftuar korrupsionin, për të përmirësuar reformat e administratës publike dhe për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
 
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, shprehu edhe një herë përkushtimin e Shqipërisë për bashkëpunim rajonal dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Është thelbësore të vazhdojë mbështetja për nismat në shërbim të forcimit të rinisë, shoqërisë civile dhe pajtimit ndëretnik, sikurse RYCO dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor" - theksoi MnD Cakaj.

Është e qartë, sa i përket Shqipërisë: bashkëpunimi rajonal nuk është zëvendësim, por pjesë thelbësore për ta ndihmuar e përshpejtuar anëtarësimin në Bashkim Evropian

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00