Marrëdheniet dypalëshe

-Marrëdhëniet dypalëshe

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë janë vendosur vitin 1922 dhe vonë, janë hapur përfaqësitë diplomatike dy vendet.

vitet pas Luftës Dytë Botërore, kur dy vendet u përfshinë kampin komunist, marrëdhëniet dypalëshe kanë njohur zhvillim gjitha fushat, zhvillim ky ruhet dhe është avancuar edhe tej ditët e sotme.

Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Bullgari vlerësohen shumë mira, me një bashkëpunim shtrirë pothuaj gjitha fushat. bazuara lidhjet historike, kulturore, njerëzore dhe ekonomike-tregtare, si dhe shtratin e ri integrimit euroatlantik, ato krijojnë mundësi shumë mira për intensifikimin e tyre ardhmen, linjën e vlerave evropiane dhe  me impakt përmirësimin e vazhdueshëm marredhënieve rajon.

Bullgaria i ka dhënë mbështetjen e saj Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe vijon ta japë për hapat e mëtejshme të integrimit në BE.

Ndërmjet dy vendeve ka patur në vijimësi shkëmbim vizitash politike të nivelit të lartë (President, Kryetar Parlamenti, Kryeministër, Ministër i Jashtëm).

-Bashkëpunimi në kuadrin rajonal dhe atë ndërkombëtar

Shqipëria dhe Bullgaria bashkëpunojnë ngushtë edhe në kuadrin e një sërë organizatash dhe organizmash ndërkombëtare e rajonale, i cili realizohet në suazën rajonale, në kuadër të: Nismës së Europës Qëndrore (CEI/NEQ), Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore (SEECP), Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), SELEC dhe Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC/BEDZ), dhe në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar, në kuadër të OKB-së, NATO-s, BE-së, OSBE-së, etj.

-Bashkëpunimi ekonomik

Një nga drejtimet kryesore të bashkëpunimit dypalësh është bashkëpunimi në fushën ekonomiko-tregtare. Bullgaria është konsideruar një partner tradicional ekonomik për Shqipërinë.

Shqipëria dhe Bullgaria janë të angazhuara në mënyrë konkrete për të punuar për konkretizimin e  marrëdhënieve  ekonomike midis  dy  vendeve. Nënvizojmë faktin, se ndërmjet dy vendeve janë miratuar dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fushën ekonomike që përbëjnë kuadrin e nevojshëm ligjor për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. Ndërmjet dy vendeve ekziston një numër i konsiderueshëm marrëveshjesh, rreth 30 të tilla, të cilat rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në fushat nga më të ndryshme më interes të ndërsjellë.

Në Shqipëri ushtrojë aktivitetin e tyre një sërë kompanish bullgare, të cilat operojnë kryesisht në fushën energjitike, të furnizimit me materiale për ndërtimin e rrugëve; në fushën e ndërtimit të rrugëve; në fushën e krediteve; të prodhimit të lëngjeve, të furnizimit me cigare, etj.

-Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe kulturës

Një fushë tjetër e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, që ka njohur zhvillim dekadat e fundit, është arsimi, organizimi i kurseve verore për gjuhët përkatëse, shkëmbime studentësh dhe pedagogësh ndërmjet universiteteve të të dy vendeve, shkenca, kultura, artet, shëndetësia, turizmi, bashkëpunimi në fushën e arkivave të filmit, bibliotekave, trashëgimisë kulturore, etj.

-Diaspora shqiptare

Si urë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh kanë shërbyer edhe marrëdhëniet historikisht të mira ndërmjet dy vendeve. Përmendim këtu faktin, se në fund të shekullit 19 – fillimi i shekullit 20, kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja, ka shërbyer si “vatra” ku mblidheshin patriotët shqiptarë dhe ku është është kryer një veprimtari shumë e pasur për çështjen kombëtare shqiptare. Ndër to veçojmë: organizimin e parë të diasporës shqiptare përmes shoqërisë kulturore-arsimore “Dëshira”, e cila u themelua në vitin 1886; hapjen në vitin 1897 të shtypshkronjës “Mbrodhësia”; në Bullgari kanë qëndruar shumë figuara të shquara shqiptarësh, si Ismail Qemali e Shahin Kolonja, Gjergj Qiriazi e Themistokli Gërmenji, Thimi Mitko, Pandeli Cale e Mit’hat Frashëri, por edhe shumë të tjerë. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00