Mandica, fshati shqiptar në Bullgari

Komuniteti i vetëm shqiptar në Bullgari është regjistruar në Mandricë, që është fshati i vetëm shqiptar në Bullgari dhe gjendet afër kufirit bullgaro-grek. Ky fshat është themeluar në vitin 1636 nga baxhoxhinj (prodhues të bulmetit) shqiptarë Ortodoksë të Lindjes, të cilët kishin shërbyer në ushtrinë otomane. Ata u lejuan që të zënë një hapësirë toke dhe u çliruan nga pagesa e taksave. Mandrica ndodhet në bregun e djathtë të lumit Byala, në pjesën më lindore të maleve Rodop, 15 km në jug të Ivaylograd dhe 2 km në perëndim të lumit Luda, i cili krijon kufirin me Greqinë. Pjesa më e madhe e shqipfolësve mbërritën në shekullin e XVIII nga zonat përreth Korçës dhe në shekullin e XIX nga rajoni i Sulit, në Epir. Banorët vëndas i ruajtën veshjet e tyre kombëtare suliote deri në shekullin e XIX, kur fustanella u zëvëndësua nga “kilotat thrake”. Megjithatë, veshjet e grave u ruajtën deri në emigrimin në masë të tyre drejt Greqisë, në vitin 1913. Në shekullin e XIX, Mandrica ishte një qytet i vogel me grekë, të cilët identifikoheshin si shqiptarë, në kazanë e Didymoteichos. Në vitin 1873, fshati numëronte 250 kryefamiljarë me 1080 banorë shqiptarë.
 
Mandrica u çlirua nga sundimi otoman më 15 tetor 1912, gjatë Luftës së Parë Ballkanike nga njësi të Ushtrisë së Parë Bullgare, por u ripushtua nga Otomanët gjatë Luftës së Dytë Ballkanike. Në bazë të Traktatit të Konstandinopojës, fshati i kaloi Bullgarisë. Një numër i madh banorësh u largua së bashku me otomanët dhe qëndruan si refugjatë për 6 muaj, para se të drejtoheshin për në Greqi, nëpërmjet Konstandinopojës dhe Rodosit dhe vetëm 40 prej tyre qëndruan në Bullgari kurse 100 të tjera u vendosën në fshatin Hambarkoy, afër Kilkisit, i cili i quajt Mandres, për nder të tyre, kurse pjesa tjetër, populluan fshatrat në Maqedoninë Greke dhe në Thrakën Perëndimore. Qeveria bullgare vendosi aty refugjatë bullgarë nga Thraka e Maqedonia (nga rajoni i Edesës në Greqi) dhe në vitin 1929, pasoi një tjetër valë emigrimi drejt Greqisë.
 
Aktiviteti kryesor i tyre ishte punimi i mëndafshit, rritja e duhanit, manifaktura dhe tregtia. Në fillim të shekullit XX, fshati arriti në rreth 3500 banorë, ndërsa sot Mandrica është një fshat i vogël me rreth 70 banorë, një pjesë e të cilëve akoma flasin një dialekt të theksuar shqiptar, të toskërishtes. Megjithatë, pavarësisht nga barrierat që kanë pasur ndër vite, banorët e mbetur të fshatit Mandricë, shumica prej të cilëve janë të moshuar, kanë arritur të ruajnë gjuhën e vjetër shqipe dhe të shfaqin me krenari prejardhjen e tyre, pa lënë anash kulturën dhe traditën shqiptare. Shoqata e tyre ka shumë anëtare virtualë nga vende të ndryshme të botës me prejardhje nga ky fshat dhe punojnë së bashku për të rivlerësuar bukuritë e tij dhe nxitur investimet dhe turizmin; Në vitin 2016, u ndërtua në Mandrica, një hotel i vogël i bukur, me bar e restorant, i cili mban emrin në gjuhën shqipe”Bukur shtëpi” (Shtëpia e bukur).
 
Në ditët tona, është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i shqiptarëve me banim të përhershëm në Bullgari, pasi mungojnë si njerëzit, ashtu edhe statistikat zyrtare dhe si referencë të vetme kemi të dhënat e censusit për popullsinë, që ndodhet aktualisht në Arbanasi dhe Mandritsa, gjithsej rreth 400 banorë.
 
Për më shumë, lutemi klikoni linkun për dokumentarin e realizuar për Mandricën: https://www.facebook.com/AlEmbBulgaria/videos/911929456283289/

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00