Gratë në diplomaci, sfidat e së tashmes dhe së ardhmes

Në kuadër të pjesëmarrjes së tretë në nismën “Ambasador për një ditë”, Ambasada Shqiptare në Sofje në bashkëpunim me United Nations Association Albania (UNA Albania) organizuan një diskutim online me temë “Gratë në Diplomaci”. Pjesë e diskutimit ishin të rinj shqiptarë dhe bullgarë, delegatët në OKB si dhe ambasadorja për një ditë, Martina Dimitrova.
 
Diskutimi është fokusuar në prespektivën e përgjithshme të rolit të femrave në diplmaci;  gjendjen aktuale të femrave në arenën ndërkombëtare dhe evolimin; sfidat kryesore me të cilat femrat përballen në diplomaci, veҫanërisht sfidat, që po përkeqësojnë apo po shfaqen nga pandemia; kontributi i femrave në diplomaci dhe çështje ndërkombëtare në kontekstin e pandemisë; mundësitë e rritjes së pjesëmarrjes së femrave në diplomaci si dhe prirjet dhe mjetet, që aktivistët e rinj mund të përdorin për të hyrë në diplomaci.
 
Nga ana e të rinjve janë identifikuar problematikat kryesore, të cilat po rishfaqen në këtë situatë të vështirë pandemike, por është evidentuar edhe aktivizmi pozitiv i të rinjve, që kërkojnë të ndryshojnë dhe përmirësojnë situatën e femrave në shoqëri dhe në ҫdo fushë ekonomike. Ata kanë theksuar rolin e rëndësishëm, që luajnë projektet, nismat dhe aktivitete të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin për të fuqizuar femrat.
 
Ambasadorja për një ditë, Martina Dimitrova bëri thirrje për të ndjekur ëndrrat dhe për të qenë të vendosur në arritjen e asaj, që të rinjtë dëshirojnë më shumë. Sipas saj, me shumë punë mund të arrihet gjithҫka pavarësisht vështirësive.
 
Linku i diskutimit: https://bit.ly/3buFvWY

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00