Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

Fjala e Ambasadores Donika Hoxha për Ditën Kombëtare të Shqipërisë.
 
Sot është Dita Kombëtare e Shqipërisë, e cila njihet edhe si Dita e Flamurit. Më 28 nëntor 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë e saj duke u bërë një vend i ri i pavarur në botë pas një beteje të gjatë lidhur me kauzën e ekzistencës së saj.
 
Në këtë ditë, ne preferojmë të festojmë së bashku me familjen dhe miqtë duke ndarë historitë e së kaluarës dhe duke qenë krenarë për prejardhjen, historinë, kulturën dhe traditën. Në dritaret e shtëpisë ose vendit tonë të punës, mund të gjeni një flamur shqiptar të valëvitur, i cili përfaqëson festimin për Ditën tonë Kombëtare që nga fillimi i muajit nëntor.
 
Shqipëria dhe Bullgaria kanë shumë gjëra të përbashkëta duke përfshirë historinë, kulturën, traditën dhe natyrën, ku mund të arratiseni për disa orë dhe të shijoni tingullin paqësor të bukurisë. Marrëdhënia dypalëshe midis Shqipërisë dhe Bullgarisë datojnë në vitin 1922, ndërkohë që zyrat diplomatike u hapën më vonë në të dy vendet tona dhe që atëherë marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe miqësore u zhvilluan më tej midis dy vendeve dhe popujve tonë.
 
Nuk duhet të harrojmë se Sofja ka qenë streha e veprimtarive të patriotëve shqiptarë në luftën e tyre drejt pavarësisë. Një nga shtëpitë e para botuese, Mbrodhësija e këtyre patriotëve shqiptarë u krijua në Sofje dhe një nga librat e parë, Abetarja e gjuhës shqipe u botua në vitin 1899 dhe tani ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë.
 
Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Bullgari, mund të gjeni piktura të artistest moderniste dhe vajzës së dy emigrantëve shqiptarë, Lika Yanko. Ajo shpesh konsiderohet “Pikaso në fustan” nga kritikët e artit.
 
Ne gjithashtu kemi një diasporë të vogël shqiptare në Bullgari, në fshatin Mandrica. Ata flasin gjuhën e lashtë shqipe, këndojnë në shqip dhe veshin kostume tradicionale si dhe gatuajnë disa gatime të shijshme shqiptare. Pushimet e ardhshme, sigurohuni që të kontrolloni këtë fshat të vogël në Bullgari, i cili është i lidhur shpirtërisht me Shqipërinë.
 
Bullgaria ka mbështetur integrimin e Shqipërisë në NATO dhe është një nga mbështetësit tanë më të fortë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE. Ne gjithmonë do t'i jemi mirënjohës Bullgarisë dhe miqve tanë bullgarë për këtë dhe kurrë nuk do t`a harrojmë ndihmën dhe mbështetjen e tyre, si dhe solidaritetin e treguar gjatë tërmetit, që goditi Shqipërinë vitin e kaluar si dhe gjatë pandemisë.
 
2020 ka qenë një vit domethënës në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Ruemn Radev vizitoi Shqipërinë, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj vizitoi Bullgarinë si dhe u nënshkruan dy marrëveshje në fushën e turizmit dhe menaxhimit të ujit dhe mjedisit dhe janë në negocimin edhe 4 marrëveshje. Gjatë 6 muajve të parë, shkëmbimet tona tregtare u rritën me 8% në krahasim me vitin 2019, pavarësisht nga pandemia.
 
Turistët bullgarë që vizitojnë Shqipërinë janë rritur me 34.5% gjatë vitit 2019 në krahasim me vitin 2018 dhe urojmë që kjo tendencë të vazhdojë edhe pas pandemisë.
 
Akoma, duhet bërë më shumë për të bashkuar njerëzit dhe bizneset tona. Shqipëria dhe shqiptarët do të vazhdojnë të konsolidojnë miqësinë e tyre dhe ndërkohë, të konsolidojnë demokracinë dhe të tregojnë angazhimet e tyre ndaj botës.
 
Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëria jonë e bukur! Gëzuar 108-të vjetorin e Pavarësisë!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00