Durrësi dhe Varna do të fillojnë bashkëpunimin këtë vit

Durrësi dhe Varna do të fillojnë bashkëpunimin këtë vit, kjo u bë e qartë gjatë takimit të Ambasadores Donika Hoxha me Kryetarin e Bashkisë së Varnas, Ivan Portnih. 
 
Ambasadorja Hoxha theksoi riforcimin e lidhjes mes Durrësit dhe Varnës si qytete portuale, duke nënvizuar pikën e fillimit dhe përfundimit të Korridorit 8, që lidh detin Adriatik me Detin e Zi. Në këtë kontekst, Ambasadorja Hoxha nënvizoi nevojën për të bashkuar forcat për të inkurajuar institucionet evropiane në përfundimin e Korridorit 8, si një nga projektet më të rëndësishëm për rajonin.
 
Ambasadorja Donika Hoxha dhe Ambasadorja e Gjeorgjisë, Tamara Liluashvili zhvilluan një takim të përbashkët me Kryetarin e Bashkisë së Varnës, Ivan Portnih, i cili i informoi për iniciativat dhe projektet e fundit të zhvillimit të qytetit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00