Dialogu konstruktiv ka shoqëruar konsultimet diplomatike midis Ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Bullgarisë, të zhvilluara në Sofje

Më 16 janar 2020, janë zhvilluar konsultimet diplomatike mes Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Bullgarisë. Fokusi kryesor i diskutimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe politike, ekonomike, kulturore dhe multilaterale. Po ashtu është diskutuar partneriteti euroatlantik dhe mbështetja e palëkundur e Bullgarisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe ndaj prespespektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
Zv. Ministri shqiptar, Sokol Dedja dhe homologu i tij bullgar, Petko Doykov kanë nënvizuar nevojën e thellimit të marrëdhënieve bilaterale në fusha me rëndësi të ndërsjellë. Për të dy Zv. Ministrat, marrëdhëniet aktuale Shqipëri-Bullgari janë shumë të mira, por nuk i përgjigjen realitetit dhe potencialit real të mundësive tëbashkëpunimit. Sipas Zv. Ministrave, Shqipëria dhe Bullgaria duhet të investojnë më shumë në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe promovimin e marrënieve të ngushta miqësore.
 
Gjithashtu, Zv. Ministrat kanë evidentuar fushat me rëndësi të ndërjesllë për thellimin e bashkëpunimit duke theksuar se do të vazhdojë sa më parë puna për realizimin në prakikëtë projekteve të thellimit të kontaktit dypalësh.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00