Bullgaria i ka dhuruar Shqipërisë pajisje të ndryshme mjekësore, në vazhdën e luftës kundër pandemisë

Me angazhimin personal të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, Bullgaria i ka dhuruar Shqipërisë pajisje të ndryshme mjekësore, në vazhdën e luftës kundër pandemisë dhe zvogëlimit të mundësisë së rikthimit të COVID19!

Sikurse të gjitha vendet e tjera në Evropë, Shqipëria tashmë është në procesin e rihapjes dhe normalizimit. Sidoqoftë, lehtësimi i masave nuk do të thotë edhe sjellje e shkujdesur. Përderisa po vijon procesi i rihapjes, ne po vazhdojmë komunikimin me gjitha vendet në rajon dhe jo vetëm, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një mjedis sa më të sigurtë.

Mirënjohës Bullgarisë për mbështetjen në procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe bashkëpunimin e pakursyer në luftën kundër pandemisë!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00