Bashkëpunimi në fushën e turizmit është intensiv dhe pozitiv

Identifikimi i hapave të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe konkretizimi me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit kanë qenë në fokus të takimit të Ambasadores Donika Hoxha dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Turizmit, Mariana Nikollova.
 
Ministrja Nikollova ka theksuar se Shqipëria është ndër destinacionet turistike më premtuese për qytetarët bullgarë dhe para pandemisë ka qenë një nga tregjet me rritjen më të shpejtë duke shënuar rritje me 34.5% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2018.Sipas statistikave të Ministres Nikollova, në vitin 2019, ka pasur rreth 36.000 turistë shqiptarë në Bullgari.
 
Për Ministren Nikollova, niveli ndërshtetëror dhe kontaktet në fushën e turizmit mes dy vendeve janë shumë intensive duke vlerësuar edhe bashkëpunimin e shkëlqyer në organizata të tjera ndërkombëtare si: Organizata Botërore e Turizmit, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik në Detin e Zi etj.
 
Nga ana e saj, Ambasadorja Hoxha ka nënvizuar rëndësinë e sektorit të turizmit në ekonominë shqiptare, që përbën më shumë se 8% në PBB. Duke marrë në kosideratë efektet indirekte të shpenzimeve të turistëve në aktivitete të tjera ekonomike, ky kontribut është edhe më i lartë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00