
Donika Hoxha
Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë (tetor 2018) dhe në Republikën e Moldavisë, jo-rezident (tetor 2019)
PhD në Historinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Drejtor i Drejtorisë së Diplomacisë Ekonomike, Publike dhe Diasporën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë (2015-2018).
Këshilltare dhe Sekretare e Parë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali gjatë viteve 2002 - 2006 dhe 2008 - 2015.
Shef i Protokollit dhe Këshilltar i Kryeministrit në vitin 2002.
Prej vitit 1999 deri në vitin 2002, ka shërbyer si specialiste dhe Shefe e Zyrës së Informacionit dhe Përkthimit, Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit, Ministria e Punëve të Jashtme.
Shtator 1998 – Dhjetor 1999, Dr. Hoxha ka shërbyer në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si zëdhënëse dhe specialiste e Zyrës së Informacionit dhe Komunikimit.
Lektore e gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës, 1998-2001.
Doktore në Histori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, përfunduar në Universitetin e Romës "Sapienza", Itali (2010). Diplomë Master në Gjuhët dhe Letërsitë Euro-Amerikane në Universitetin e Romës "Sapienza", Itali (2005). Diplomë Pasuniversitare në "Diplomaci" në Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Universitetin e Maltës (2000). Është diplomuar në Gjuhë Angleze në Universitetin e Tiranës (1998).
Dr. Hoxha flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht dhe ka njohuri të mira të frëngjishtes.