
Në kuadër të pjesëmarrjes së tretë në nismën “Ambasador për një ditë”, Ambasada Shqiptare në Sofjeorganizoi aktivitetin “Fuqizimi i grave, gratënë pozicione të larta drejtuese”. Aktiviteti kishte në fokus femrat në pozicione të larta drejtuese, sfidat me të cilat përballen dhe mënyrat për të mbështetur vajzat e reja dhe femrat drejt arritjes së suksesit. Pjesë e këtij aktivieteti kanë qenë përfaqësueset e Forumit të Gruas në Bullgari, Ambasadorja e Gjerogjisë Tamara Liluashvili dhe dy fitueset e këtij vitit, Martina Dimitrova për Shqipërinë dhe Ivana Ivanova për Gjeorgjinë.
Në takim u vu në pah fakti se në Bullgari, gratëjanë në pozicione drejtuese dhe se vërehet një trend pozitiv edhe në botë duke marrë si shembull Zelandën e Re dhe Finlandën. Gjithashtu, u theksuase edhe numri i ambasadoreve femra në Bullgari është rritur dhe se në rajon vërehet një përmirësim i situatës së fuqizimit të grave, gjë që është tregues i politkave kombëtare.
Përfaqësueset e Forumit të Gruastreguan historitë e tyre të suksesit dhe vështirësive të hasuara menjëherë pas diplomimit dhe pamundësive në gjetjen e një vendi pune. Por, pas shumë vitesh punë dhe shumë përkushtim, ato ia kanë dalë të jenë të suksesshme dhe të jenë nëpozicione të larta drejtuese në fusha të ndryshme si: telekomunikacion, pasuri të paluajtshme, botën e medias dhe informimit etj. Ato nënvizuan nevojën për të mos hequr dorë dhe për të vijuar me përpjekjet dhe ndjekur ëndrrat, pasi në këtë mënyrë mund të arrish të jesh i suksesshëm.
Dy fitueset e këtij viti patën mundësi të dëgjojnë historitë e suksesit dhe vështirësitë e hasura ndër vite nga femra të suksesshmedhe të shkëmbejnë mendime lidhur problematikat në vendin e punës për femrat. Martina dhe Ivana aspirojnë të jenë diplomate në të ardhmen dhe urojmë që shumë shpejt të jenë pjesë e diplomacisë bullgare.
Më shumë rreth Forumit të Gruas mund të gjeni në linkun: https://ladiesforum.info/