“Së bashku për rimëkëmbjen e Evropës” - prezantohen prioritetet e presidencës gjermane të BE-së

PanEuropa Bulgaria, fondacioni Konrad Adenauer dhe Ambasada gjermane në Sofje kanë prezantuar në mënyrë virtuale prioritetet e Presidencës gjermane të Këshillit Evropian.

Mbështetja në rrugën e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, promovimi i procesit të zgjerimit të BE dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet një nga prioritetet kryesore të Presidencës gjermane, përpos përballimit të sfidës më të madhe që po kalon Bashkimi Evropian dhe rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale, një Evropë më e fortë dhe më inovative, më e drejtë, më e qëndrueshme, një Evropë e sigurt dhe e vlerave të përbashkëta dhe një Evropë e fuqishme në botë. Në këtë kontekst, Ambasadori gjerman, Christoph Eichhorn ka shprehur mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shpresuar në mbajtjen sa më shpejt të konferencës së parë ndërqeveritare. Edhe Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka theksuar se Shqipëria ka përmbushur shumicën e kritereve, por mbetet shumë punë për t`u bërë. Sigurisht që procesi do të bazohet në merita – tha ajo.

Ndërkohë, Ambasadorja Hoxha ka shprehur falënderimet për ndihmën e Bullgarisë dhe BE-së në kohën e pandemisë duke nënvizuar se pandemia tregoi se BE-ja mbetet partneri më i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ambasadorja Hoxha ka falënderuar Ambasadoren kroate, Jasna Ognjanovac për presidencën e vështirë kroate, e cila edhe pse i rishkruajti prioritetet e saj, arriti që të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe shprehu besimin se gjatë presidencës gjermane të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Aksakov Street n. 20, 4th floor
1000 Sofia Bulgaria

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00